E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi dhe Kameron vizitojnë Libinë

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, dhe kryeministri britanik, Dejvid Kameron, do të vizitojnë sot Libinë.

Dy zyrtarët kanë qenë mbështetës të fuqishëm të bombardimeve të NATO-s, të cilat kanë ndihmuar përmbysjen e Muamer Gadafit pas 42 vjetësh në pushtet.

Sarkozi dhe Kameron do të qëndrojnë në Tripoli dhe Bengazi, ku do të takohen me liderët e përkohshëm libianë.

Në prag të vizitës së tyre, Këshilli Kombëtar i Tranzicionit ka parashikuar më shumë luftime kundër besnikëve të Gadafit, të cilët refuzojnë të dorëzohen.

Gadafi, vendndodhja e të cilit mbetet e panjohur, i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbrojë vendlindjen e tij Sirte, e cila vazhdon të kontrollohet nga besnikët e tij.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të dyja palëve të ndalojnë vrasjet dhe arrestimet arbitrare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›