E Diel, 1 Nëntor 2026

Moodys zhvlereson bankat franceze

Një pjesë e bankave të Francës ka marrë vlerësim negativ nga agjencia “Moody’s”.

Niveli i riskut të kreditimit të bankave kryesore, është ulur me një notë nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit.

Gjithsesi, lajmi është komentuar si një shenjë e mirë nga kreu i Bankës Qendrore të Francës, por edhe nga analistët të cilët e prisnin një veprim të tillë që nga muaji gusht.

Kreditimi i “Credit Agricole” dhe “Societe Generale”, është ulur me një nyjë nga agjencia ndërkombëtare, për shkak të ekspozimit të tyre në ekonominë greke.

“Moody’s” ka paralajmëruar se impakti i parashikimeve të kreditimit për forcimin e bankave financiare do të jetë I kufizuar vetëm më një notë.

Zhvlerësimi i bankave kryesore të Francës, nga Agjencia e Vlerësimit të Kreditit, “Moody's” është cilësuar nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Francës, Christian Noyer si një lajm relativisht i mirë.

Këtë cilësim ai e ka argumentuar duke ju referuar situatës së mirë të kapitalit dhe likuiditetit të sistemit bankar në Francë.

Në një deklaratë për radion RTL, Noyer ka thënë se zhvlerësimi i mësipërm vendos bankat franceze në të njëjtin nivel me rivalët në të gjithë Europën.

"Them se është një lajm relativisht i mirë, pasi së pari zhvlerësimi është shumë i kufizuar. Nga tre bankat e mëdha, një është vendosur në këndvështrim negativ dhe dy të tjerat ranë me një nyje.

Arsyeja e dytë dhe kryesore është se deri më tani vlerësimi i Moody's ka qenë shumë më i mirë se vlerësimi i agjencive të tjera. Kështu në këtë mënyrë bankat franceze, ose janë në nivelin e vlerësuar nga agjencitë e tjera, ose janë në një nivel më të mirë. Pra praktikisht nuk ka asnjë lajm”,

Ai ka theksuar se bankat franceze tashmë vlerësohen me të njëjtën notë të riskut, si rivalët e mëdhenj globalë si HSBC, Barclays, Deutsche Bank, Credit Suisse. Praktikisht bankat e Francës, të përmendura nga Moody's, kanë kapital të mjaftueshëm për të përballuar çdo humbje nga një faliment i Greqisë.

Deri më tani shqetësimi i vetëm në tregje për këto banka ka qenë pamundësia afatshkurtër për t’u kredituar në dollarë nga Shtetet e Bashkuara, pasi Rezerva Federale po ndjek një politikë të kujdesshme.

Sipas analistëve, veprimet maturuar për një zhvlerësim, për shkak të kostove të rendimenteve të bonove në kontekstin e një krize që gjatë sezonit veror ka infektuar vendet e tjera periferike të Eurozonës.. sipas statistikave të përpiluara nga banka për rregullimin ndërkombëtar, institutet franceze të kreditimit, janë nga më të ekspozuarat në bonot qeveritare greke.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›