ILO rrefen rregullat per Inspektoret e Punes
Nje manual i botuar se fundmi nga zyra e ILO-s ne Shqiperi ka bere publike disa nga rruget qe duhet te ndjeke Inspektorati i Punes, lidhur me ndergjegjesimin e punemarresve dhe punedhenesve per permiresimin e kushteve. Manuali, nje pervoje e mbledhur nga puna ne shume vende te rajonit, qe tashme jane integruar ne BE, parashikon edhe rrugezgjidhjet qe tentojne ndergjegjesimin e paleve, per te mos u kthyer ne pengese, por ne arritje. Hartuesit e manualit kane parathene edhe disa nga pengesat qe cojne ne krijimin e kushteve, sidomos ne vendet me ekonomi ne tranzicion, ne ndryshim. "Standardet e punes si dhe kontrolli i zbatimit te tyre konsiderohen ndonjehere si pengese per arritjen e nje rendimenti me te madh te biznesit. Atehere, nderhyrjet e qeverise ne interes te mbrojtjes se krahut te punes shihen si pengese per funksionimin e nje tregu te lire, qe con ne kosto me te larta te lidhura me pagen ose me shpenzime te tjera, cka i pengon ne konkurrence", shkruajne Petra Ulshoefer, drejtoreshe e zyres nenrajonale e ILO-s per Evropen Qendrore dhe Lindore, ne Budapest, dhe ekspertja Annie Rice. Per te shmangur perpjekjet e punedhenesve ne situaten e nje ekonomie te pastabilizuar apo ne zhvillim, ekspertet sugjerojne praktika konsultimesh te gjata te inspektoreve, duke i kushtuar vemendje rendesise qe ka plotesimi i ketyre kushteve si per punedhenesit, ashtu edhe per punemarresit. "Duhet marrje sa me e detajuar e informacionit dhe fushate e vazhdueshme me te gjithe aktoret, qe plotesimi i kushteve te mos kthehet ne nje demtim, por ne nje arritje", shkruhet ne manualin e botuar edhe ne Shqiperi, ku sugjerohen disa nga rregullat qe duhet te ndjekin inspektoret e Sherbimit te Inspektimit te Punes. Sipas manualit, inspektoret e SHIP duhet te nxisin permbushjen e zbatimit te Ligjit te Punes, duke lehtesuar procedurat, por edhe duke i monitoruar ata. Te gjitha rregullat e informimit shoqerohen me nje kod etike te inspektorit, nje kod ky qe synon ta ktheje kete zyre ne bartese te komunikimit dhe njohjes, me pare se sa ta ktheje ne institucion ndeshkues. Manuali thekson rendesine qe ka sensibilizimi i punedhenesve dhe punemarresve per te percaktuar persona pergjegjes per sigurine, si dhe ndjek nje procedure qe synon te shmange krijimin e pengesave per bizneset. "Botimi i ketij manuali perben nje hap tjeter te asistences se kesaj organizate per Inspektoratin e Punes ne rrugen e nje inspektimi te integruar qe respekton standardet e sotme te BE-se dhe ILO-s", u shpreh ne prezantimin e botimit perfaqesuesi i ILO-s ne Shqiperi, Alfred Topi.