E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi borxh 630 milione USD shtetit

Detyrimet e papaguara te biznesit ne forme gjobash dhe taksash kane kapur vleren rekord te rreth 630 milione dollareve ose gati 28 per qind me larte se dy vjet me pare.

Shifra eshte bere publike nga kryetari i Kontrolli te Larte te Shtetit Robert Ceku i cili rekomandoi gjetjen e nje zgjidhjeje te menjehershme.

Ne krah te Cekut qendronte ministri i Financave Ridvan Bode te pranishem ne Komisionin parlamentar per Ekonomine dhe Financat per raportimin e buxhetit faktik 2009 dhe aktivitetin e KLSH-se.

Te dy kreret me te larte te financave publike dhe aktivitetit ekonomik rakorduan te dhenat rreth buxhetit sa u takon shpenzimeve te ardhurave dhe deficitit buxhetor kurse anetaret e Komisionit te Ekonomise kryesisht deputetet socialiste u fokusuan te problematika e borxhit dhe krizes ekonomike.

Per Robert Cekun situata mbi detyrimet e papaguara nga biznesi per tatimet dhe doganat konsiderohet teper serioze qe kerkon zgjidhje te forte.

Ju sugjerojme gjetjen e nje zgjidhjeje sa me optimale per gjendjen e detyrimeve debitore ne fund te vitit 2009 ne shumen e rreth 66 miliarde e 146 milione lekeve rreth 630 milione dollare vlere e cila per nga madhesia dhe problematika qe mbart eshte shqetesim teper serioz per ekonomine dhe vendin tha kreu i KLSH-se.

Ceku i rekomandoi ministrit te Financave por edhe anetareve te komisionit hartimin e nje ligji te posacem per vjeljen e ketyre detyrimeve ose identifikimin e tyre nje pjese e te ciles pothuajse eshte zhdukur.

Per administraten tatimore deklarata e kreut te KLSH-se eshte nje ekzagjerim dhe nuk qendron e vertete.

Te kontaktuar nga Shqip zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme thone se shifra 630 milione dollare eshte e ekzagjeruar. Megjithate tatimet nuk japin sqarime me te hollesishme se si qendron e verteta pas ketyre shifrave alarmante.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›