Humbasim 300 mln USD nga tregtia me jashte

INSTAT raportoi dje se deficiti tregtar i ketij muaji eshte 305 miliarde leke duke shenuar nje ulje prej 1.4 krahasuar me muajin paraardhes dhe nje rritje prej 15.1 krahasuar me gushtin e 2009-s.
Konkretisht ne muajin gusht u eksportuan 97 miliarde leke mallra me ulje 27.9 ne krahasim me korrikun dhe rritje me 35.9 ne krahasim me gushtin 2009.
Ndersa importet regjistrojne nivelin e 403 miliarde leke mallra me ulje 9.4 ne krahasim me nje muaj me pare dhe rritje 19.5 krahasuar me 2009.
Tregtia me vendet e BE-se eshte 62.8. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia.
Me Italine eksporti eshte 47.2 dhe importi 26.6 ndersa me Greqine eksporti eshte 6.5 dhe importi 12.5.
Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur jane per eksportin Rusia Sllovenia Serbia Zvicra SHBA etj. dhe per importin Austria Greqia Kosova Turqia etj.
Sakaq eksporti i grupit Minerale lende djegese energji elektrike u rrit 12 ndersa eksporti i grupit Lekure dhe artikujt prej tyre u ul 74.6.
Importi i grupit Minerale lende djegese energji elektrike u rrit 19.9 Ushqime pije duhan u rrit 8.4 kurse importi i grupit Lekure dhe artikujt prej tyre u ul 56.3.
Ne Gusht 2010 importi i mallrave me akcize arriti vleren 68 miliarde leke duke zene 17.1 ndaj totalit te importit.