E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara per LDK-ne

Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu ka zgjedhur doreheqjen pasi Gjykata Kushtetuese e ka ndaluar te vazhdoje ta mbaje ate me tej krahas postit te kryetarit te LDK-se. Papajtueshmeria e postit te Presidentit dhe kryetarit te nje partie eshte qartesisht e shprehur ne Kushtetute. Prej me teper se 4 vitesh LDK-ja vazhdon te vuaje mungesen e nje lideri qe do te mund te zevendesonte deri diku ish-liderin e saj historik Ibrahim Rugova. Shkaku kryesor per kete ka qene bash vete Fatmir Sejdiu qe uzurpoi dy postet kryesore te prodhuara nga LDK edhe pse konstitucionalisht ishin te papajtueshme.

Pasoje e mbivendosjes se dy posteve te papajtueshme me Kushtetute ka qene fraksionimi i thelle i LDK-se dhe humbja e nje pjese shume te konsiderueshme te mbeshtetjes ne baze. Kjo situate i ka dha favor partise se Hashim Thacit te dale fituese ne zgjedhjet e fundit parlamentare dhe te udheheqe qeverine e Kosoves ndonese ne nje koalicion te panatyrshem me LDK-ne.
Pasoje po e mbivendosjes se posteve ka qene edhe vete koalicioni qeveritar ekzistues ne Kosove mes dy partive me te medha PDK dhe LDK i cili ka rezultuar i suksesshem ne planin nderkombetar por ka sjelle pasoja ne planin e brendshem per shkak te mungeses se nje opozite te forte. Kosova qeveriset sot pa opozite. Korrupsioni eshte ne nje shkalle te larte dhe politikisht pak ka kush e denoncon. Institucionet vendore te drejtesise jane po ashtu te politizuara dhe te korruptuara. Misioni EULEX i vetmi qe mund te te shtije friken gjuan ne menyre jo shume etike. Atyre qe ju dhimbset Kosova jane te pafuqishem. Te huajt vijne fitojne dhe ikin. Kosova mbetet aty me sherret e brendshme tradicionale. Ndersa konflikti me Serbise duket se do te zgjase pa fund.

Ne keto rrethana faktori kryesor politik - historik LDK-ja ndodhet perpara zhvillimit te saj me real pas vdekjes se liderit Ibrahim Rugova. Zhvillimet nuk jane te paparashikueshme. Mbetet vetem te shihet se kah do te anojne mbeshtetesit e saj dhe cfare do te ndodhe me fraksionet e shkeputura para ose pas zgjedhjeve per liderin e ardhshem te LDK-s.
Me doreheqjen e dhene Fatmir Sejdiu i ka hapur rruge vetes per te qene ne krye te LDK-se duke synuar me tej postin e kryeministrit te Kosoves. Kjo do te ishte rruga me normale per nje politikan qe deshiron te provoje veten si dhe te ndertoje karrieren e tij jo mbi baza kompromisesh te castit apo fatit qe vjen prej zotit por konkurrences dhe vlerave politike qe mbart. Ky variant eshte sfida e Sejdiut brenda dhe jashte LDK-se. Ne te kundert mbajtja prej tij e postit presidencial do te evidentonte tjeterkend si liderin e ri te LDK-se qe sipas te gjitha gjasave do te ishte personi me i forte brenda radheve te saj. Por nuk eshte e qarte nese Fatmir Sejdiu eshte rikthyer per ta ringritur LDK-ne apo per ta rrenuar ate plotesisht.
Deri tani kane paralajmeruar se do te synojne te marrin postin e kreut te LDK-se Ministri i Shendetesise Bujar Bukoshi ish-Kryeministri i ne mergim dhe ish ndihmesi i tij kryesor sot ne postin e kreut te Komunes se Prishtines Isa Mustafa. Dy personalitete shume te njohur pavaresisht luhatjeve me bazament historik ne LDK. Kandidimi i Fatmir Sejdiut do te mbylle rrethin e kandidaturave konkurruese serioze.

Nje tjeter zhvillim i pritshem eshte levizja e fraksionit te Nexhat Dacit. A do ti bashkohet ky fraksion LDK-se para zgjedhjeve apo do te vazhdoje te percjelle zhvillimet dhe me pas te marre nje vendim Ne kete qasje padyshim qe do te kete ndikim pozicioni i Sejdiut cili ka qene shkaku kryesor i percarjes dhe zhvillimit te ketij fraksioni.
Ajo qe nuk vihet sot ne diskutim eshte fakti se LDK nuk do te kete me presion jo-institucional ne krye te saj. Ndonese clirimi nuk po vjen prej vete protagonisteve por nga detyrimi i vonuar prej ligjit themelor. Pse duhej pritur nje vendim i Gjykates per te realizuar nje gje qe ishte qartesisht e lexueshme
Ikja prej triumfatori e juristit Fatmir Sejdiu ishte modeli me i keq i ikjes se nje presidenti ne kushte paqeje. Qe do te thote se ishte perzenie prej ligjit. Ish Presidenti Sejdiu nuk i ka shkaktuar ndonje te keqe vendit duke mbajtur postin me te larte por thjeshte ka gjunjezuar partine e tij per te mos e marre veten kurre ne ato kuota qe ka qene. Ky eshte mekati i nje politikani.
Mbetet te shihen tri gjera se pari cili do te jete Presidenti i ri i Kosoves se dyti si do te zhvillohet me tej gara per kreun e ardhshem te LDK-se dhe se treti ndikimi qe do te kete procesi brenda LDK-se ne fatin e koalicionit aktual qeverises te Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›