E Diel, 1 Nëntor 2026

fare do te ndodhe sot ne Kuvend

Thirrja e misionit te USAID-it ne Tirane per te votuar projektligjin per ngritjen e Gjykates Administrative i drejtohet Kuvendit te Shqiperise. Ne pamjen e thjeshtezuar te gjerave opozita duket me e ekspozuar se qeveria ndaj kesaj thirrjeje. Po te behej nje sondazh me pyetjen e drejtperdrejte se me ke e kane amerikanet kesaj radhe ka gjasa qe ne kundershtim me tendencen e anketave te muajve te fundit qe tregojne nje fryme te theksuar antiqeveritare shumica e pjesemarresve do te pergjigjeshin jo pa keqardhje me opoziten. Natyrisht kjo eshte thjesht nje hamendje qe mbeshtetet ne perceptime dhe prononcime te ndryshme. Ka edhe opozitare qe mendojne se thirrja amerikane i drejtohet me perparesi opozites . Ne kete kontekst merret me mend se perfaqesuesit e qeverise apo opinionistet afer saj nuk kane pasur nevoje te sforcohen apo te spekulojne si here te tjera per te bere fajtore opoziten. Atyre u duket se USAID-i ua ka nxjerre zogun ne shteg falas. Projektligji per ngritjen e Gjykates Administrative kerkon nje shumice te cilesuar prej 84 votash. Kalimi i tij ne parlamentin e tanishem ku shumica ka vetem 75 vota varet vertet nga opozita. Kjo e ka kushtezuar votimin me ngritjen e komisionit per hetimin e zgjedhjeve. Por tani qe amerikanet leshuan thirrjen e tyre opozita ndodhet mes dy zjarresh ose duhet te votoje projektligjin duke shkelur betimin e saj ose duhet te dale kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes Rruge tjeter nuk ka

Ne kete lexim diagonal te thirrjes se USAID-it nuk eshte e veshtire te dallosh se disave prej drejtuesve te shumices do tiu pelqente me shume qe opozita te mos e votonte projektligjin. Ne kete menyre ajo do te afishohej automatikisht si antiamerikane Kjo sipas tyre do ishte nje hakmarrje e paster e fatit. Sepse deri dje ishte opozita qe tregonte me gisht qeverine si shkaktare e perplasjeve me SHBA-ne per projektligjin e SHISH-it per Gerdecin e tjere. Tani skema permbyset. Antiamerikane nuk eshte qeveria por opozita
shte i njohur postulati se shpeshhere lehtesia gabon me shume se vete spekulimi. Rasti qe po shqyrtojme eshte nga me tipiket. Vete qeveria ka rene ne kurthin e leximit te ceket te thirrjes qe ka leshuar USAID-i. Perndryshe po ta hante kaq shume meraku per projektligjin dhe po te kishte kaq shume nderim per USAID-in qeveria nuk do te rrinte duarkryq por do te levizte fuqishem dhe do te behej promotore e zhbllokimit te ngercit parlamentar. Qeveria gabon rende kur mendon se thirrja amerikane i drejtohet vetem opozites. Po te ishte keshtu drejtuesit e USAID-it nuk do te kishin asnje problem tia adresonin kerkesen e tyre vetem opozites. Publikisht ose jopublikisht ne biseda te rezervuara.

Me gjithe rendesine qe ka projekti i Gjykates Administrative miqte amerikane te Shqiperise e dine shume mire se votimet ne Kuvendin e Shqiperise nuk kane lidhje me preferencat e paleve per nje ligj a per nje tjeter por jane bllokuar per shkak te mosgjetjes se konsensusit per hetimin e zgjedhjeve te kaluara. Pra kane nje kontekst politik. Ja perse ata nuk kane bere e nuk do te benin kurre veprime ne kurriz te njeres pale. Ca me pak ne kurriz te nje kauze sic eshte transparenca. Zhbllokimi i projektit per Gjykaten Administrative varet nga opozita po aq sa varet edhe nga qeveria. Zhbllokimi nga opozita ne kushtet e krijuara do te ishte nje gje per hater. Zhbllokimi nga shumica do te kishte me shume vlere pasi bashke me nje ligj do te zhbllokohej vete ngerci dhe kriza njevjecare.

Besoj se sot ne Kuvend nuk do te ndodhe as njera as tjetra. Qeveria dhe opozita do te perserisin cfare kane thene dje dhe pardje. Ne keto kushte eshte e udhes te sqarojme disa gjera per publikun.
Se pari UASID-i ka bere thirrje per votim sepse po mbaron afati i financimit te ketij projektligji. Zyra e misionit ne Tirane e ka ndjere si detyrim kete thirrje qe shqiptaret ta dine e te mos thone neser na hengret fjalen e tjere e tjere. Pra amerikanet nuk jane motivuar nga nevoja per te nderhyre ne debatin politik por nga nevoja per te zhbllokuar nje projekt te rendesishem per te cilin ata po ndihmojne me pajisje dhe kualifikime.
Se dyti projekti per Gjykaten Administrative nuk ka te krahasuar me projektligjin per SHISH-in per sa i takon reflektimit te interesave amerikane. Ne te parin SHBA ndihmon ne kuadrin e ndihmes per demokracine shqiptare. Ne te dytin SHBA dhe NATO sic e kane bere te qarte zyrtarisht kane interesa te drejtperdrejta ne kuadrin e konceptit te ri te vendeve anetare te NATO-s per sigurine globale. Te votosh apo te mos votosh projektin e SHISH ashtu sic u paraqit ne Kuvend muaj me pare do te thote te marresh nje qendrim ndaj NATO-s dhe SHBA per nje problem konkret. Votimi apo mosvotimi i projektit per Gjykaten Administrative nuk ka kete domethenie.

Se treti projekti eshte vertet i rendesishem por lehtesia me te cilen eshte sakrifikuar deri me sot ne Kuvend tregon se ne vleresimin e lidereve politike te vendit ai nuk eshte aq i rendesishem sa cthuhet. Ne te vertete njerezit tani e kane marre vesh se me rendesine e ligjeve behet thjesht demagogji sa kohe qe ato nuk zbatohen. shte demagogji e paster retorika se me miratimin e ketij ligji sipermarrja dhe individet do te fitojne lirine dhe te drejtat. fare te drejtash Po ato qindra mijera raste te gjykuara me vendim te formes se prere qe jane bere edhe tituj ekzekutive nga Permbarimi dhe qe hidhen ne kosha me perbuzje nga zyrtaret e qeverise dhe administrates Berisha Pse duhet thurur endrra me sy hapur per Administrativen kur nuk zbatohen vendimet e formes se prere te Gjykatave ne fuqi Vdekja e Permbarimit ne drejtesi dhe prishja e zgjedhjeve ne politike shenojne fundin e shtetit ligjor dhe vete demokracise funksionale. Ketu jemi. Do te vije momenti te votohet edhe projekti per Gjykaten Administrative. Nuk do te kete te reja sic nuk e ka pasur me sa e sa institucione te ngritura me buje. qe kane kapitulluar perballe shtetit politik ose jane shnderruar ne goje te korrupsionit. Prandaj rilindja e vertete e Shqiperise fillon te numerimi i ndershem i votes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›