KLSH: Kontrollojme cdo pike fundore te financave publike
Kontrolli i Larte i Shtetit kontrollon deri ne piken fundore, cdo te ardhur te pa arketuar dhe ate te shpenzuar, qe ka te beje me financat publike, sqaruan dje zyrtare te KLSH-se per "Koha Jone". Sipas te njejtit burim, KLSH po zbaton ligjin ne menyre korrekte ne kete drejtim, duke verifikuar borxhet e bizneseve qe jane deklaruar nga doganat dhe tatimet. KLSH garanton se, nuk po aplikon asnje forme presioni ndaj komunitetit te biznesit, pasi nuk eshte ne objektin e punes se KLSH kontrolli i bilanceve te biznesit. Megjithate burimet ne KLSH pohuan se, po ndermerret nje reforme ligjore, me te cilen synohet te zgjerohet kapaciteti kontrollues i KLSH-se. Kuadri ligjor ekzistues, daton prej vitit 1997, ndryshuar ne vitin 2000. Duke marre shkas nga pervoja e fituar, situata aktuale ne vend dhe pershtatja me kerkesat e shtruara ne kuadrin e integrimit evropian, behet i domosdoshem rishikimi i dispozitave ligjore te KLSH, njoftojne burimet. "Meqenese, mundesite per te rifreskuar nepermjet ndryshimeve ligje te tilla, nuk jane te shpeshta, si institucion parashikojme nje rishikim kuptimplote dhe teresor te legjislacionit te KLSH, me pjesemarrjen e stafit drejtues dhe kontrollues te institucionit, duke angazhuar drejtues dhe profesioniste nga Gjykata Kushtetuese, Fakulteti i Drejtesise dhe Ekonomise, madje edhe nga Dhoma e Avokatise", njoftojne burimet ne KLSH-se. KLSH do te zgjeroje diapazonin e punes dhe do te fuse ne praktike, procese te perparuara kontrolli, me synimin qe te rritet eficenca dhe efektiviteti i punes, duke paraqitur raporte me konstruktive, te drejta e te ekuilibruara edhe per nje mase me te gjere perdoruesish.