E Shtunë, 31 Tetor 2026

100-vjetori, armet e Skenderbeut rikthehen ne atdhe Izaura Ndoj

Ashtu sic ishte premtuar, rreth 540 vjet pasi u larguan nga toka shqiptare armet e heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu jane rikthyer ne kryeqytetin shqiptar. Shpata, perkrenarja, nje thike e Skenderbeut, nje pikture ne vaj, qe paraqet heroin tone kombetar dhe pjese te nje codex te Jakob Schrenk von Notzing e heroit tone kombetar erdhen dje nga Austria, dhe pritet te ekspozohen nen masa te rrepta sigurie ne muzeun e Tiranes. Ne kushte te larta sigurie ato kane mberritur ne atdhe me rruge detare nga Bari ne portin e Durresit duke udhetuar brenda nje furgoni te posacem per transportin e veprave te artit dhe me pas kane mberritur ne Muzeun Historik Kombetar ku do te ekspozohen me 22 nentor. Gjate nje prononcimi per mediat e pranishme Drejtori i Muzeut Kombetar, Luan Malltezi ka pershkruar edhe disa nga masat e sigurise. "Ne kemi marr persiper armet e Skenderbeut te vijne ne muze, te ekspozohen ne vitrine, nga pala austriake dhe merren po nga vitrina nga pala austriake. Objektet jane te mbyllura, te vendosura nga ana e tyre. Ne garantojme sigurine e tyre, sic dihet muzeu eshte dhe ne ruajtje nga Ministria e Brendshme 24 ore. Cdo pavijon i muzeut eshte i kontrolluar dhe nga mjetet qe kemi ne, ka sistem sigurie sinjalizimi per cdo lloj nderhyrje te brendshme ne muze kur nuk ka punonjes. Ne kemi instaluar kamera qe vezhgojne pavijonin ku vendosen armet e Skenderbeut", tha Luan Malltezi, drejtor i MHK.

Masat

Te mbyllura hermetikisht ne kuti qe sigurojne klimen e pershtatshme dhe i ruajne nga zjarri dhe uji, brenda muzeut jane transportuar dy shpatat, njera prej te cilave ceremoniale, perkrenarja, nje portret garvur i Skenderbeut dhe disa fleta kodeksesh.

Objektet qe kane mberritur nga Kunsthistorisches (Kunshhistorishe) Museum, do te qendrojne ne keto kuti per 24 ore derisa te pershtaten me klimen. Me pas specialistet austriak do ti vendosin ato ne stendat prej xhami te derguara posacerisht nga Vjena. Nje specialist nga Muzeut Historik i Artit ne Vjene ka mberritur mbreme ne Tirane per te hapur armet qe sot do te qendrojne te mbyllura me ambalazhin qe kane ardhur.

Marreveshja

Pas nje marreveshjeje mes qeverise shqiptare dhe asaj vjeneze, perkrenarja dhe shpata e Skenderbeut mund te shikohen nga publiku nga afer, te ekspozuara ne Muzeun Historik Kombetar. Drejtori i MHK-se, Luan Malltezi, e vleresoi ardhjen ne Shqiperi te armeve te Skenderbeut si nje ngjarje e jashtezakonshme per vendin. "Besoj se eshte ngjarja me e rendesishme e 100-vjetorit", tha Malltezi. Ekspozita do te celet ne daten 22 nentor per personalitetet e larta te shtetit, nderkohe qe prej dates 23 armet do te mund te vizitohen nga i gjithe publiku. Keto objekte jane koleksionuar nga Muzeu i Historise se Artit ne Vjene midis viteve 1588-1593 kur jane dorezuar nga Arkiduka Ferdinand i Tirolit. Ne Tirane ato do te qendrojne nje muaj e gjysme.

Muzeu Kombetar, pasqyron rrugetimin e armeve deri me sot

Ardhja e relikeve te heroit tone kombetar ne atdhe, eshte konsideruar nje ngjarje te vecante. Prej disa ditesh, Muzeu Historik Kombetar ka marre persiper qe te plotesoj te gjitha kushtet e nevojshme qe duhet per te ekspozuar keto vlera te arta per historine e Shqiperise. Sapo futesh ne Muze ndeshesh me pjesen ballore, dy banesa te medhenj me imazhin e perkrenares dhe njeres shpate ku shkruhet "Armet e Skenderbeut ne Shqiperi". Nga kati i pare deri ne Pavijonin e Mesjetes, jane vendosur panele qe tregojne rrugetimin e ketyre armeve nga Shqiperia drejt Italise fillimisht e me pas se si perfunduan ne Muzeun e Vjenes. Imazhe te Skenderbeut, kopertina e zmadhuar e botimit "Historia e Skenderbeut" e Barletit per te mberritur ne nje ambient te krijuar enkas per kete ekspozite te shoqerojne ne cdo moment. Ne nje hapesire prej 11 metrash, ne menyre rrethore jane vendosur imazhe te marra nga botimi origjinal ne gjermanisht i "Historise se Skenderbeut", per te krijuar ndjesine e perjetimit te asaj epoke. Nderkaq, ne nje ekran te madh, ne bashkepunim me TVSH-ne, transmetohen skenat e betejave nga filmi i njohur "Skenderbeu", duke mos lene jashte as vargjet e Naim Frasherit nga "Historia e Skenderbeut".

Reliket dhe historia qe i ndjek nga pas per shekuj

Armet e Skenderbeut, kane nje histori te gjate dhe ngaterruese. Pas vdekjes se heroit tone Gjergj Kastrioti Skenderbeu, reliket u moren ne Itali nga gruaja e Skenderbeut, Donika, dhe djali i tij, Gjoni. Por cfare ndodhi pas kesaj, kush i trashegoi? Ne ate kohe u shfaqen shume dyshime, por lajmi i mire sipas historianeve dhe studiuesve ishte se armet u rishfaqen ne dekaden e fundit te shekullit te 16-te. Ne 1590 nje helmete dhe nje shpate ishin ne pronesine e Kontit Eolfgang i Sturnbergut, kurse shpata tjeter ishte ne Inventarin e Muzeut te Armeve te Arqidukes Karl te Stirise, djale i Perandorit te Shenjte Romak ne Gratz te Austrise (ato paraqiten ne inventarin e 30 tetorit 1590). Personi qe i grumbulloi te gjitha armet bashke ishte djali i Perandorit dhe vellai i Karlit, Arqiduka Ferdinand i Tirolit, i cili, duke vepruar me keshillen e Kancelarit te tij, Jacob Shrenk von Gotzing, i bleu armet dhe i mbajti ne te njejtin vend. Me vone, ky princ ngriti Muzeun e Ambrasit, prane Tirolit, te cilin e mbushin me lloj-lloj materialesh ushtarake, ashtu si edhe me piktura dhe portrete te personaliteteve te kohes. Ne 1806, armet u transferuan ne Muzeun Perandorak ne Vjene.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›