E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi italian, interes për investime në Shqipëri

20-01-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha pret zëvendësministren e Jashtme të Italisë, Marta Dasu

Qeveria italiane pohon interesin në rritje të biznesit italian, për të investuar në Shqipëri. Zwvendwsministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Marta Dassu në takimin e zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha, shprehu vlerësimet e saj dhe të qeverisë italiane për progresin ekonomike të Shqipërisë. Duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë, Kryeministri Berisha i shprehu Marta Dassu vlerësimin e tij më të lartë për qeverinë italiane dhe Kryeministrin Mario Monti, si dhe vlerësoi programin e reformave të qeverisë italiane.
Kryeministri, gjithashtu, shprehu mirënjohjen e thellë të qeverisë shqiptare për mbështetjen e pakursyer që Italia i ka dhënë Shqipërisë dhe popullit shqiptar në 20 vitet e ndërtimit të demokracisë.
Kryeministri Berisha e falënderoi zëvendësministren Dassu për kontributin parësor të Italisë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Pasi vlerësoi nivelin shumë të lartë të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat, Kryeministri Berisha çmoi si shumë të suksesshëm bashkëpunimin ekonomik dhe investimet italiane në Shqipëri.
Kryeministri siguroi mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare për investitorët italianë, si dhe angazhimin që së bashku këto investime të kthehen në histori suksesi.
Duke folur mbi zhvillimet politike në Shqipëri, Kryeministri vlerësoi pranimin nga ana e opozitës të ofertës politike që mazhoranca i kish bërë përgjatë dy viteve të fundit, si dhe kthimin e saj në institucione. Më tej, Kryeministri shprehu qëndrimin e palëkundur të qeverisë shqiptare lidhur me projektin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe vullnetin për të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme.
Nga ana e saj, zwvendwsministrja Dassu, shprehu kënaqësinë për këtë vizitë dhe për pritjen nga Kryeministri. Ajo e falënderoi kreun e qeverisw shqiptare, për disponibilitetin ndaj investimeve italiane, si dhe konfirmoi interesin e madh për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.
Zwvendwsministrja Dassu e njohu kryeministrin Berisha shkurtimisht me reformat e qeverisë “Monti” duke theksuar rëndësinë që qeveria italiane i jep forcimit të BE-së, si dhe procesit të zgjerimit veçanërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Berisha, në përgjigje të interesit të zëvendësministres italiane Dassu për Makro Rajonin Adriatiko – Jonian, e çmoi këtë projekt si të një rëndësie themelore për Ballkanin Perëndimor. Kryeministri nënvizoi mungesën e projekteve rajonale dhe e konsideroi këtë projekt si një përgjigje adekuate që plotëson këtë boshllëk të rëndësishëm. Kryeministri theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre projekteve si një motor i rëndësishëm i integrimit dhe i zhvillimit shumë planësh rajonal.
Në përfundim të takimit Kryeministri i përcolli Dassu ftesën për Kryeministrin Monti dhe ministrin e Jashtëm italian për të vizituar Shqipërinë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›