E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi kërkon heqjen e referencës

 Gjatë Forumit të Biznesit me anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë, përfaqësues të Administratës Doganore informuan për përfitimet që do të kenë ato nga zbatimi i Ligjit të Faljes.

"Ne kemi qenë dëshmitarë kur na u njoftua nga një prej drejtorëve të përgjithshëm për heqjen e cmimeve të referencave, dhe një vit pas na u tha se cmimi i referencave është shtylla e sistemit doganor. Qe një shok. Nuk e dimë se cili është trendi", tha Genc Boga, nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymishka, sqaroi se trendi i këtyre çmimeve ka ardhur gjithmonë në ulje nga 20 në 15%, si dhe po synohet të zbresë në 13%.

Sipas statistikave të Doganave, që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri të taksimit të automjeteve, rreth një muaj më parë kur u hoq taksa doganore e deri më sot, kanë hyrë në territorin e vendit tonë 951 automjete. Prej rreth 10 vitesh të gjitha bizneset që importojnë mallrat në Shqipëri, duhet t’i zhdoganojnë në bazë të një çmimi referues.

Vendosja e këtij mekanizmi erdhi si pasojë e abuzimeve që bënin firma të ndryshme me çmimet në fatura. Por, sot me informatizimin e Administratës Doganore mund të verifikohet fare lehtë nëse çmimi i paraqitur nga biznesi në faturën e mallit është real apo jo. /Start/

                                                                                             2011-09-14 17:26
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›