E Shtunë, 31 Tetor 2026

7 persona i shtohen listes se arrestuarve mbi skandalin ne futbollin turk

Shtatë persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë janë marrë në pyetje nga policia turke, në lidhje me skandalin e trukimeve të ndeshjeve që ka përfshirë futbollin e Turqisë. Arrestimet ndodhën në Stamboll, teksa 26 njerëz të tjerë do të paraqiten në prokurori për t’’iu përgjigjur pyetjeve të hetuesëve. Federata Turke e Futbollit konfirmoi se ka nisur një hetim të sajin për të marrë masa në lidhje me skuadrat e implikuara, përpara se të ndërhyjë drejtësia ligjore.

Deri tani, policia turke ka prangosur 60 persona, mes të cilëve presidenti i Fenerbahçes, skuadrës kampione. Kjo çështje ka prekur totalisht kampionatin turk, i cili kishte filluar të fitonte statusin e një prej kampionateve më të pasur në Europë. Veç atyre që ndodhen në qelitë e paraburgimi, prokuroria turke ka ndalur largimin nga vendi të 19 personave. Mendohet që njëri prej tyre të jetë sulmuesi i kombëtares Mehmet Iildiz. Kampionati turk nis më 7 gusht dhe UEFA e ka shtyrë deri më 15 korrik afatin e fundit për ekipet turke që do të regjistrohen në Ligën e Kampioneve.

Fenerbahçe e presidentin Aziz Ildirim duhet të marrë pjesë në fazën me grupe pasi fitoi titullin e 18-të në sezonin e kaluar. Trabzonspori do të luaj në fazën “play off”. Por nëse këto skuadra rezultojnë fajtore do ta shohin veten në kategorinë e dytë turke sezonin e ardhshëm dhe mund të përjashtohen nga arena ndërkombëtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›