Ambasadorja britanike Kaperceni krizen rivendosni dialogun politik
Ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar ne Shqiperi Fiona Mekullam ka bere thirrje dje qe politika shqiptare te kaperceje krizen dhe te rivendose dialogun me qellim arritjen e nje konsensusi. Kjo sipas ambasadores Mekullam do te sillte permbushjen e standardeve integruese ne rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian. Kete deklarate ambasadorja e Mbreterise se Bashkuar e beri dje gjate nje takimi qe zhvilloi me Presidentin e Republikes Bamir Topi. Gjate ketij takimi kreu i shtetit dhe perfaqesuesja diplomatike e Mbreterise se Bashkuar diskutuan rreth zhvillimeve me te fundit dhe situates politike ne vend ndersa u ndalen ne domosdoshmerine e fuqizimit te metejshem te institucioneve te pavarura kushtetuese forcimit te Gjyqesorit dhe te shtetit te se drejtes si dhe permbushjes se aspiratave integruese europiane te popullit shqiptar. Ambasadorja Mekullam nga ana e saj e siguroi kreun e shtetit se Mbreteria e Bashkuar do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine ne te gjitha perpjekjet dhe sfidat e saj integruese. Kapercimi i krizes politike dialogu dhe konsensusi politik do te jene mjetet me te mira per te permbushur standardet integruese ne rrugetimin e Shqiperise per tu bere pjese e familjes se madhe europiane - ka theksuar Mekullam. Deklarata e ambasadores vjen ne nje moment kur kriza politike ne vend ka mbushur vitin dhe palet ende nuk kane gjetur kompromisin.
Debatet
Edhe gjate seances se pare parlamentare per sesionin e ri kuvendor kur pritej nje zgjidhje kompromisi ndodhi e kunderta. Perfaqesuesit e qeverise dhe te opozites ndersa akuzuan njeri-tjetrin per bllokimin e rrugeve te kompromisit rrezuan edhe ofertat e fundit te hedhura ne tryezen e diskutimeve. Keshtu kreu i Grupit Parlamentar te PS-se Ruci kerkoi ngritjen e menjehershme te komisionit parlamentar per hetimin e zgjedhjeve ndersa beri te ditur se PS-ja e ka paraqitur oferten e saj dhe kjo ndodhet mbi tryezen e kryeministrit Berisha. Ne rast se nuk pranohet kjo oferte Ruci e beri te qarte se aksioni i ardhshem i PS-se eshte rifillimi i protestave qytetare. Gjate fjales se tij kreu i Grupit te PS-se nuk u kursye aspak ne akuzat kunder qeverise ndersa tha se kriza ne vend nuk eshte vetem politike por edhe ekonomike. Sipas Rucit ne vend eshte rritur papunesia eshte ulur niveli i te ardhurave ndersa qeveria pretendon se ne vend ka progres ekonomik duke i genjyer hapur qytetaret shqiptare. Kryetari i Grupit Parlamentar socialist Ruci deklaroi dje se opozita eshte gati per zgjidhjen e krizes politike ndersa beri thirrje qe maxhoranca te tregoje vullnet pozitiv. Ndersa kryeministri Berisha u shpreh i gatshem per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit duke perjashtuar hetimin e ceshtjeve per te cilat ka nje vendim gjykate. Gjate fjales se mbajtur ne seancen e pare parlamentare te sesionit te ri ne replike me kryetarin e Grupit Parlamentar te PS-se Berisha u shpreh se maxhoranca qe ai drejton eshte e gatshme te hetoje cdo gje pervec proceseve gjyqesore. Ai i beri thirrje opozites qe te pranoje skemen perfundimtare te ofruar nga PD-ja per hetimin e zgjedhjeve dhe te ngreje sa me pare komisionin hetimor. Me tej kreu i PD-se u shpreh se nuk mund te pranoje sugjerimin e PS-se per ti vendosur afat kohor Gjykates Kushtetuese. Sipas kryeministrit kjo kerkese e PS-se nuk eshte gje tjeter vecse perpjekje per ti marre pushtetin kesaj gjykate. Ju kerkoni hetimin por ne propozimet tuaja kerkoni qe Parlamenti ti drejtohet me afat 10-ditor Gjykates Kushtetuese per shenjterine e se ciles betoheni naten dhe e shkelmoni diten. Dhe nese kjo ne krye te ultimatumit dhjeteditor nuk pergjigjet ne ti marrim pushtetin asaj. Ju keni pranuar se ekziston nje ceshtje kushtetuese gjyqesore atehere urdheroni merreni gjithe kohen. Nderkohe hetojme dhjete ceshtje te tjera. Le te vendosin gjykatat dhe ne jemi plotesisht 100 per qind dakord - deklaroi kryeministri Berisha. Duket qarte se palet jane shume larg kompromisit pavaresisht thirrjeve kembengulese te nderkombetareve.
11 Shtator 2010