E Diel, 1 Nëntor 2026

Tico Nga privatizimi i ish-ekspozites kane perfituar vetem pronaret



Ish-ministri i Ekonomise Genc Ruli deklaroi dje nepermjet zedheneses se tij Iva Tico se ne procesin e privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot kane perfituar vetem pronaret e ligjshem. Deklarata eshte bere pas akuzave te PS-se nepermjet deputetit Eduard Shalsi. Kembengulja dhe zelli mediatik i Edi Rames dhe papagajve te tij per te njollosur nje proces privatizimi ne favor te pronareve realizuar duke u bazuar te ligji dhe vetem te ligji e ka burimin te marazi i bizneseve prane kryetarit te PS-se per llokmen qe humben ne momentin kur kuptuan se nuk mund te grabitnin ish - ekspoziten dhe truallin nen te kur kjo iu kthye pronareve - u shpreh Tico.
Ajo e ka ftuar PS-ne te kerkoje ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per te gjitha koncesionet e Ministrise se Ekonomise ne kohen kur e drejtonte Genc Ruli dhe per privatizimin. I kujtojme edhe njehere zotit Shalsi kerkesen qe ministri Genc Ruli i beri pak dite me pare opozites qe ne seancen me te pare parlamentare me 16 shtator te vijne e te kerkojne edhe nje here ngritjen e nje komisioni parlamentar qe te shqyrtoje te gjitha dosjet e koncesioneve gjate kohes qe Ministria e Ekonomise eshte drejtuar nga z. Ruli dhe ne te mund te fusin edhe pyetjet qe kane ngritur bashke me te tjera qe mund tu lindin neser e tutje. Vetem brenda atyre dosjeve gjendet e verteta dhe jo ne tymnaja mediatike te Partise Socialiste - u shpreh Tico.

11 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›