E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Te realizohen 3 reformat. Rama Kushti yne Fieri

Kërkesa për realizimin e tre reformave kyçe për të plotësuar kriteret e Bashkimit Europian i është përcjellë sot dhe kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama. Kështu, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i ka dorëzuar sot kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama progres raportin e publikuar dje nga Komisioni Europian. Në konferencën e përbashkët për shtyp, ambasadori Sequi vlerësoi rolin e opozitës në progresin e vendit, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes palëve të vijojë. Edhe një herë tjetër ambasadori i BE-së në Tiranë ritheksoi faktin se çelja e negociatave lidhet potencialisht me zgjedhjet parlamentare të 2013.
“Të gjitha elementët që na sollën deri këtu, fryma e kompromisit, konsensusit dhe dialogut, do të duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të arritur rezultatin final. Diskutuam mbi zbatimin e reformave që janë përmbushur deri më tani, por edhe ta atytre që do të duhet të përmbushen edhe në të ardhmen, duke përfshirë këtu edhe reformën zgjedhore. Po ashtu diskutuam edhe mbi sfidat që mbeten përpara, për zbatimin e atyre reformave të rëndësishme si për shembull projektligji për Gjykatën e Lartë, projektligji për administratën publike, natyrisht edhe për reformën parlamentare. Pra, të gjitha këto reforma të cilat do të jenë tejet të rëndësishme për Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian në muajin dhjetor”, vlerësoi Sequi. 
Nga ana e tij kreu socialist Rama garantoi se PS do të vijojë të kontribuojë në këtë proces. Sipas tij, veprimi i Komisionit Europian ishte inkurajues për Shqipërinë dhe shqiptarët.  Por ndërkohë, kryetari i PS-së ritheksoi qëndrimin e partisë që ai drejton për mosbotimin e Gjykatës së Lartë deri në zgjidhjen e çështjes së Fierit. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›