E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi mbështet bashkinë për uljen e taksave, na lehtësoi

TIRANE- Biznesi mbështet vendimin e një dite më parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës për heqjen e 60 taksave dhe tarifave vendore. Presidenti i Biznesalbania, Luan Bregasi deklaron se ky vendim do të lehtësojë qytetarët e bizneset dhe njëkohësisht do të zgjerojë bazën e tatimpaguesve.

"Vendimi i këshillit bashkiak jo vetëm do lehtësojë taksat e asaj kategorie që tashmë paguan, por do fusë në sistemin e taksave edhe individë kompani e qytetarë që për shkak të tarifës së lartë kanë preferuar ti fshihen bashkisë. Me uljen e taksave, qytetarët dhe biznesi tani do ti shkojë përpara bashkisë."- ka thënë Bregasi në një prononcim për NEWS24

Kreu i Biznesalbania vlerëson si shumë të rëndësishëm faktin se kryebashkiaku basha po mban premtimet e dhëna. Kjo pasi reduktimi i taksave dhe tarifave vendore pason memorandumin për hipotekimkin e apartamenteve në kryeqytet, një tjetër premtim ky i kreut të bashkisë.

Me vendimin e djeshëm të këshillit bashkiak, numri i taksave dhe tarifave vendore në Tiranë zbriti në 24 nga 84 që ka qenë më përpara
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Këshilli Bashkiak, Tirane, Basha: Miratoni pr/vendimet. VIDEO: Biznesi mbështet bashkinë për uljen e taksave, na lehtësoi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›