E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, RISHM inspekton minierën: Nesër nis puna në zonën D

BULQIZË- Nesër do të rinisë puna në zonën D të minieres së Bulqizës. Ky ka qenë konkluzioni në përfundim të inspektimit të përfaqësuesve të RISHM-it, të cilët kanë qenë sot të pranishëm në Bulqizë.

Specialistë të Reparti i Inspektimit Shpëtimit të Minierave kanë mbërritur sot paradite në minierën e kromit për të inspektuar gjëndjen funksionale të minierës.

Pas kontrollit specialistët kanë arritur në përfundimin se disa fronte pune në minierë kanë nevojë pë riparime, por ky subjekt mineral sipas tyre plotëson kushtet që puna të nisë normalisht.

Specialistët e Repartit të Inpektimit vlerësuan se gjatë periudhës së pezullimit të punës në mjinierën e Bulqizëz janë krijuardisa hapësira të rrezikshme të cilat rrezuikojnë jetën e minatorëve dhe aty për këtë arsye do të ndalohet kategorikisht puna.

Puna në minierë është ndërprerë prej gati 3 muajsh, për shkak të protestave dhe 2 grevave të urisë që minatorët zhvilluan për të plotësuar kërkesat e tyre ekonomike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›