E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi polak sytë tek energjetika në Shqipëri

Kështu ka deklaruar sot ministri Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, gjatë forumit ekonomik Shqipëri-Poloni , që u zhvillua në Tiranë.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Polonisë në Shqipëri, Irena Tatarzynska si dhe përfaqësues të biznesit polak etj. Ministri, Prifti, duke shprehur vullnetin reciprok për të vendosur një bashkëpunim në nivelet më të larta, tha se, "Shqipëria dhe Polonia gjatë vitit 2009 ishin të vetmet vende në Evropë që evidentuan treguesit në rritje të ekonomisë ".

Sipas tij, Shqipëria dhe Polonia kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh tregtare, ndërkohë që referuar treguesve statistikorë, mes dy vendeve shënohet një volum tregtar në rreth 40 milionë euro, prej të cilave 39 milionë euro janë importe të mallrave polake në vendin tonë dhe 1 milionë euro janë eksportet shqiptare. Ministri theksoi se Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksave në Evropë dhe kjo tendencë do të vijojë edhe në të ardhmen.

Ndërkohë Ambasadorja polake, Tatarzynska, inkurajoi biznesin polak për gjetjen e zgjidhjeve pozitive në këtë drejtim. "Shqipëria është një vend mjaft miqësor dhe kjo duhet të jetë edhe klima e bashkëpunimit në aspektin ekonomik", theksoi ajo. Ndërkohë, përfaqësuesit e dy komuniteteve të biznesit, atij shqiptar, Ilir Zhilla si dhe ai çek, Agnieszka Turek, e vlerësuan këtë forum si një moment të rëndësishëm të nxitjes së marrëdhënive të reja me sipërmarrje polake, ndërsa evidentuan fushat e bashkëpunimit reciprok.

"Energjetika mbetet një nga sektorët kyç të investimit në Shqipëri, pasi kjo është një nga fushat ku do të ketë një reformim të madh", deklaroi Zhilla , ndërsa shtoi se "turizmi është një tjetër pikë e rëndësishme e mundësive reale për investim".

Në këtë drejtim ai shtoi se Polonia ka patur një kërkesë të kahershme për të qënë pjesë e investimeve në bregdin shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›