Forum ekonomik Shqipëri-Poloni
Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Polonisë janë shumë më të mëdha se sa niveli aktual. Kështu tha ministri i ekonomisë Dritan Prifti në ditën e biznesit polak, një aktivitet i zhvilluar në Tiranë me nismën e ambasadës së këtij vendi. Të njëtin vlerësim kanë shprehur edhe autoritetet polake të pranishme në aktivitet.
"Politikisht është një klim e shkëlqyer, kurse ekonomikisht të gjithë ne, ashtu si po bëjmë dhe sot duhet të përpiqemi për të arritur stadin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Kemi pasur një volum tregtar afërsisht 40 milionë euro mes Shqipërisë dhe Polonisë, nga të cilat 39 janë importe. Ne duhet dhe kemi mundësi shumë më të mëdhaja për të rritur bashkëpunimin e ndërsjelltë mes dy vendeve dhe bizneseve tona", tha Dritan Prifti, ministër i Ekonomisë.
"Sic u tha këtu ne kemi mundësi të mëdha bashkëpunimi. Ka qenë pikërisht ky fakt që na ka sjellë këtu dhe ne shpresojmë të kemi rezultate", u shpreh Rafal Baniak, zv.ministër i Ekonomisë së Polonisë.
Disa prej sipërmarrësve të mëdhenj polakë por edhe përfaqësues të rajoneve po shprehin interes për të investuar dhe bashkëpunuar ekonomikisht me vendin tonë. Rasti i turizmit është shembulli i mundësisë për të zhvilluar biznes të leverdishëm mes vendeve tona.
Adi Darsi