E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Kosova po ecën pozitivisht

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen tha se ministrat do të bisedojnë për “kalimin e KFOR-it në një forcë më të vogël zmbrapsëse” në Kosovë.

Lidhur me këtë dhe “hapat e mëtejmë në operacionin tonë në Kosovë”, ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të shkëmbejnë mendime me kolegët e tyre nga vendet që kanë trupa në kudër të KFOR-it, tha Rasmusen.

Ai tha se, Kosova po ecën pozitivisht, pavarësisht ngjarjeve të fundit, duke theksuar se “qëllimi duhet të jetë përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›