Plumbi: MASH të riformulojë projektligjin për ferexhetë
71 xhami në vend i kanë bërë kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të riformulojë projektligjin për ndalimin e ferexhesë në shkolla.
Sipas teologut Genc Plumbi vendosja e shamive nuk cënon laikcitetin e shkollave por është një obligim për të gjithë myslimanet.
Duke i bërë thirrje MASH-it të formulojë edhe njëherë projektligjin për ndalimin e ferexhesë në shkolla, Plumbi theksoi se një ligj i tillë mund të ashpërsojë raportet shoqërore në vend por theksoi se Mash i ka të gjitha hapësirat për të eleminuar debatet në lidhje me këtë çështje.
Ministria e Arsimit ka hartuar së fundi një projektligj për arsimin parauniversitar në të cilin thuhet se janë të ndaluara simbolet fetare në shkolla.