Biznesi shqiptar s’është prekur nga kriza globale
Biznesi shqiptar ende nuk ka ndier efektet negative të krizës globale. Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë. Sipas ekspertëve të BSH-së, kërkesa për para në ekonomi nuk ka pësuar rënie, por është rritur. Zhvillimet monetare në ekonomi kanë ndjekur tendencat e parashikuara në programin monetar si dhe kanë qenë në përputhje me ecurinë e aktivitetit real të ekonomisë në Shqipëri, pavarësisht zhvillimeve ndërkombëtare. Banka qendrore vëren në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të saj se kërkesa për para e ekonomisë ka vijuar të jetë e lartë. Me gjithë ngadalësimin në 41.8 për qind të rritjes vjetore, kreditimi i ekonomisë vazhdon të jetë faktori kryesor i zgjerimit të ofertës së parasë. Ndërkohë që rritja e portofolit të kredisë ka mbështetur prej fillimit të vitit, kryesisht bizneset.