Bankat Qendrore do të ulin interesat
Zyrtarët më të lartë të ekonomisë të shumë vendeve do të ulin përqindjet e
interesit për të stimuluar ekonominë e dobësuar globale.
Banka Qendrore amerikane pritet ta ulë sot interesin 0.5 për qind. Banka qendrore kineze sapo i ka ulur përqindjet e interesit, ndërsa Banka Qendrore Evropiane pritet t'i ulë interesat javën e ardhshme.
Uljet kanë si synim t'i japin një shtysë ekonomisë duke e ulur koston e marrjes hua për të blerë artikujt e nevojshëm për të zgjeruar bizneset, për të ndërtuar shtëpi dhe për të hapur vende pune.
Shumë
investitorë i mirëpritën këto përpjekje të fundit për të parandaluar recesionin
global. Çmimet e aksioneve u rritën në Tokio, Londër dhe Paris. Bursa u rrit
disi në Hong Kong, por pësoi rënie në Gjermani. Masat pasojnë ngritjen e madhe
të bursës amerikane dje. //kk//