Biznesi, si shmangen gjobat nga tatimet
13/08/2010 Gazeta “Metropol” publikon sot të gjitha procedurat që duhet të ndjekë biznesi për të evituar gjobat
Manuali udhëzues, si të plotësoni listëpagesën dhe formularin e deklarimit të punonjësve
Për të shmangur gjobat që mund të vijnë nga mosdeklarimi i numrit të saktë të punonjësve në biznese apo edhe nga mosplotësimi në mënyrën e duhur të dokumenteve nga ana e bizneseve, qofshin këto biznese të vogla apo të mëdha, Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron në manualin e publikuar gjithë procedurën që duhet të ndjekin subjektet private. Kështu, të gjithë formularët e nevojshëm merren duke u shkarkuar nga faqja zyrtare e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve www.tatime.gov.al. Veprimet praktike për të marrë dhe printuar këta formularë janë: së pari duhet të futeni në faqen e Tatimeve sipas adresës së mësipërme dhe në krahun e majtë do të shihni kuadratin “Shërbimet elektronike”, ku ju duhet të klikoni te shënimi “shkarko deklaratat”. Faqja që ju shfaqet kërkon NIPT-in dhe për këtë do të futeni duke klikuar në kuadrat. Pasi të jeni futur në këtë kuadrat, do të regjistroni NIPT-in dhe më pas do të klikoni në të djathtë në shenjën “Ok”. Pasi të kryeni këtë procedurë, do t ju shfaqet emërtimi “Për të gjithë tatimpaguesit” dhe ju do të klikoni në të djathtë te “Deklarata e sigurimeve”, ku do të shfaqet “Formular i deklarimit dhe pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore”, të cilin duhet ta printoni në tri kopje. Në pjesën e pasme të njërës kopje duhet të hidhet listëpagesa sipas formatit tip të miratuar. Por fillimisht duhet të gjeni formatin tip “Listëpagesa e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi”. Për këtë, pasi të keni printuar deklaratën në tri kopje, mbyllet ky dokument dhe jemi rikthyer në faqen e mëparshme “Për të gjithë tatimpaguesit”, ku në fjalinë e fundit të shënimeve do të gjeni fjalën “këtu”. Pasi të klikoni në këtë shënim, ju shfaqet formati tip “Listëpagesa e sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi”. Ndërkohë bizneset duhet të tregojnë kujdes në printimin e listëpagesës, sepse kjo duhet të printohet në pjesën e prapme të formularit të deklarimit. Për këtë formulari i deklarimit do të futet në printerin tuaj me faqen e shkruar lart dhe do ti jepni print listëpagesës. Kështu ju do të keni një formular deklarimi me listëpagesën nga mbrapa dhe dy formularë deklarimi pa listëpagesë nga mbrapa. Ndërkohë duhet të ndiqet një procedurë tjetër për plotësimin e listëpagesës dhe të formularit të deklarimit. Personat që merren me këtë proces duhet të mbajnë përpara listëpagesën ndërkohë që lexojnë këto udhëzime për plotësimin e saj. Të dhënat në këtë formular do të plotësohen me dorë. Në krye të listëpagesës, sipas radhës, do të plotësohen vizat që janë lënë bosh, duke filluar me NIPT-in e tij, emrin dhe mbiemrin, vitin dhe tremujorin, statusin që është person fizik pa punëmarrës, veprimtarinë, që në shumicën e rasteve është aktivitet shitjeje, dhe rrethin ku ushtroni aktivitetin. I vetëpunësuari në kolonën me numër 5, që lexon “Numri i sigurimit shoqëror”, do të hedhë numrin e sigurimit shoqëror, që ndodhet në kartën e identitetit të tij. Në kolonën me numër 6, që plotësohet me emrin dhe mbiemrin, hidhet emri dhe mbiemri i tij. Ndërsa në kolonën pa numër, që lexon “detyra, funksioni, profesioni, apo puna që ka kryer”, do të hidhet shënimi “i vetëpunësuar”. Në kolonën me numër 7 dihet burimi i kategorisë së të punësuarve për kontributet do të shënoni nr. 6, i cili është numri që përfaqëson personin fizik. Për sa i përket kolonës me numër 8, që janë ditë kalendarike pa punuar gjatë muajit, ka lidhje me punëmarrësit dhe nuk plotësohet për personin fizik të vetëpunësuar, i vetëm. Për sa i përket kolonës me numër 9, ditë kalendarike të punuara te subjekti gjatë muajit, ka lidhje me punëmarrësit dhe personin fizik të punësuar në subjektin e tij, duhet të vendoset numri i ditëve të muajit, duke zbritur ditët e diela. Për sa i përket kolonës me numër 10, që vendoset paga bruto, gjithsej do të shënoni shifrën 16 820, që i përgjigjet pagës minimale mujore prej 16 820 lekë në muaj për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, që ka hyrë në fuqi më 1.07.2010.
Gjobat për shkeljet
Listëpagesa është një deklaratë e subjektit, në të cilën evidentohen kontributet individuale dhe, si e tillë, në mbështetje të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” tatimpaguesi që nuk lëshon deklaratën tatimore në afat dënohet me gjobë me 10 000 lekë për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar. Punëdhënësi që nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punësuar rishtazi të paktën 48 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara detyrohet të paguajë edhe një gjobë 10 000 deri 20 000 lekë për çdo rast. Punëdhënësi duhet të dorëzojë rregullisht sipas afatit të caktuar listëpagesat, të cilat janë i vetmi dokument që vërteton pagesën e kontributeve për çdo punonjës. Listëpagesa është dokumenti bazë për dhënien dhe llogaritjen e përfitimeve për çdo punonjës, si dhe vërtetimeve të kërkuara prej tyre.
Paga për kontributet
Paga bruto e punonjësve bëhet në mbështetje të VKM nr. 285, datë 4.05.2007 “Mbi pagat referuese”. Ndërkohë pagat referuese janë përcaktuar në këtë VKM sipas rrethit ku zhvillohet veprimtaria ekonomike, llojeve të veprimtarive ekonomike si dhe pozicionit të punës. Llogaritja e kontributeve për çdo punëmarrës individual mbështetet në pagën bruto mbi kufirin e pagës minimale mujore deri në kufirin e pagës maksimale mujore. Paga bruto evidentohet në listëpagesën tip, e cila është dokumenti bazë për evidentimin e kontributeve individuale. Paga bazë minimale mujore për punonjësit për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në shkallë vendi është 19 000 lekë, ndërsa paga maksimale është 84 100 lekë. Ndërkohë punëdhënësi duhet të dorëzojë rregullisht sipas afatit të caktuar listëpagesat, të cilat janë i vetmi dokument që vërteton pagesën e kontributeve për çdo punonjës.
Kolonat e fundit
Gjatë plotësimit të formularit të deklarimit shpeshherë përfaqësuesit e bizneseve, duke mos qenë të mësuar me risitë e fundit teknologjike të aplikuara nga sistemi i tatim-taksave, kanë ndeshur pengesa të shumta. Duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e kolonave të këtij formulari u sqaruan, për sa i përket asaj me nr. 11 saktësohet se do të vendoset paga bruto, mbi të cilën llogariten kontributet dhe shënoni përsëri 16 820, pasi në rastin e të vetëpunësuarit këto dy kolona kanë të njëjtin kuptim. Ndërsa në kolonën me numër 12 plotësohen kontributet për sigurimet shoqërore. Gjithsej është shuma e kolonave, që vijojnë me numër 13, 14 dhe 15, por në rastin e të vetëpunësuarit kjo kolonë është e barabartë me kolonën që vijon me numër 13. Ndërsa në kolonën me numër 13, ku shënohet punëdhënësi, do të shënohet kontributi i sigurimit shoqëror për veten tuaj, e barabartë me 3869, që është shumëzimi i pagës minimale 16 820 x 23 për qind. Për sa i përket kolonave 14 dhe 15 ato nuk plotësohen. Kolona me numër 16, që ka të bëjë me kontributet për sigurimet shëndetësore, do të shënohet kontributi i sigurimit shëndetësor për aplikuesin, i barabartë me 1177 lekë, që është shumëzimi i pagës minimale 16 820 x 7 për qind. Kolonat 17 dhe 18 nuk plotësohen, pasi i vetëpunësuari nuk paguan tatim mbi të ardhurat nga punësimi. Listëpagesa ka tre muaj të njëpasnjëshëm të tremujorit, që plotësohen njëlloj si në muajin e parë dhe shumat e kolonave në fund të listëpagesës do të jenë si më poshtë: kolona nr. 10 e barabartë me 50 460, ajo me nr. 11 e barabartë me kolonën me nr. 10, pra 50 460, ndërsa kolona 12 do të jetë e barabartë me 11 606 lekë. Dy kolonat e fundit kanë një specifikë ndryshe, pasi ajo me numër 13 është e barabartë me kolonën me nr. 12, domethënë 11 606 lekë, ndërsa kolona nr. 16 është e barabartë me 3532 lekë.