Porto Romano, pushuesit qëndrojnë larg prej ndotjes
Pavarësisht panoramës së bukur plazhi i Porto Romanos vazhdon ende të jetë i braktisur. Mbeturinat dhe mbetjet kimike kanë bërë që qytetarët të mos e frekuentojnë më këtë zonë për shkak të rrezikshmërisë. Instancat përkatëse ende nuk kanë marrë masa për pastrimin e kësaj zone dhe kthimin e saj në një plazh. Qytetarët ankohen gjithashtu edhe për kushtet e këqija të rrugës.
Plazhi i Porto Romanos ka qenë një plazh mjaft i frekuentuar para viteve 90 ndërkohë tashmë të vetmit që shkojnë për pushime atje janë banorë të zonës. Kjo zonë e bregdetit mund të kthehej në një pikë turistike mjaft tërheqëse për pushuesit vendas dhe ata të huaj nëse do të pastrohej prej helmeve dhe kimikateve.