Mer flakë trageti i linjësdetare Korfuz-Sarand
13/08/2010 Në panik 100 pasagjerë
SARANDE- Trageti i i linjës Sarandës-Korfuz, që transporton qytetarë në të dy shtetet, është përfshirë nga flakët e zjarit, të cilat kanë shkaktuar panik mes radhëve të pasagjerëve që ndodheshin në bord. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbasditen e djeshme, kur trageti me rreth 100 udhëtarë duke lundruar është mbuluar nga shtëllungat e tymit që dilnin nga motorët. Shkak i kësaj situate mësohet se është bërë një difekt në kabinën e motorëve të tragetit, ku siç raportohet njeri prej tyre ka marë zjar dhe për pasojë trageti ka mbetur në det mes portit të Sarandës dhe atij të Korfuzit në Greqi. Nisur nga kjo situatë, pasagjerët kanë telefonuar policinë shqiptare por dhe atë greke, të cilave i kanë pohuar se trageti “Kaliopi Finikas” ndodhej në ujërat greke në momentin kur në njërin nga motorrët u vunë re shtëllungat e tymit. Mësohet se pjestarët e ekuipazhit arritën të shuajnë zjarrin ndërsa aktualisht mjeti është duke lundurar vetëm me një motorr të vetëm. Pasagjerët thanë se janë duke lundruar pa probleme në drejtim të Sarandës, ndërkohë që anëtarë të ekuipazhit të tragetit vashdojnë të punojnë për fikjen e plotë të zjarit, me qëllim marjen e masave për vënien në punë të motorit të dytë.