Biznesmenet amerikane interes per projektet e Tiranes
Projektet për Tiranën e shekullit të 21 kanë ngjallur interes për biznesmenët amerikanë, gjate takimeve që kanë zhvilluar me kryebashkiakun Basha në Uashington.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka marre jo vetëm mbështetjen e tyre, por edhe të Departamentit të tregtisë dhe koorporatës së investimeve private amerikane, të cilët janë të gatshëm të nxisin me financime amerikanët që duan të investojne në Tiranë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, në vijim të vizitës në SHBA është takuar me Zëvendës - Ndihmës Sekretarin e Departamentit Amerikan të Tregtisë për Europën dhe Azinë Jau Burgess. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë dhe mënyrat e mbështetjes financiare të investitorëve amerikanë, të cilët duan të shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
Zëvendës - ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Tregtisë për Europën dhe Euro-Azinë Jau burgess vlerësoi arritjet e Shqipërisë, veçanërisht në këto kohë te vështira për ekonomitë e zhvilluara botërore. Në mënyrë të veçantë, zoti Burgess nënvizoi faktin, se Shqipëria renditet ndër të vetmet vende që vazhdon të ketë rritje ekonomike. - ”Asnjë vend, sipas Burgess, nuk ka ecur kaq shpejt në një kohë kaq të shkurtër, sa Shqipëria”. Zëvendës - ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Tregtisë garantoi zotin Basha, se do të shikojë me kujdes të gjitha mundësitë, për të mbështetur dhe nxitur kompanitë amerikane të investojnë në Shqipëri, ndërsa nënvizoi se investimet amerikane në Shqipëri janë histori suksesi dhe motivim për kompani të tjera, për të investuar në Shqipëri e veçanërisht në Tiranë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim edhe me Zv.presidenten ekzekutive të Korporatë së Investimeve Private Amerikane jashtë vendit, OPIC, Mimi Alemayehou.
Zonja Alemayehou u shpreh e gatshme për të asistuar kompanitë amerikane që duan të investojnë në Shqipëri. Deri tani nuk ka patur ndonjë projekt me Shqipërinë, por shprehu gadishmërinë e OPIC, për të shqyrtuar mundësitë e angazhimit dhe mbështetjes, në zbatimin e projekteve të rëndësishme, për jetën e një qyteti, të parashtruara nga Basha.
Në këtë takim u ra dakord për ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës, për të garantuar mbështetjen financiare të kompanive amerikane, të interesuara për tu bërë pjesë e realizimit të projekteve strategjike të Bashkisë së Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim me biznesmenë amerikanë dhe shqiptaro-amerikanë, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff.
Zoti Basha ka ftuar biznesemenët ta shohin Tiranën, si mundësi të mirë për të shtrirë investimet e tyre, duke i garantuar se Bashkia e Tiranës është e gatshme të ndërmarrë çdo masë, për të garantuar suskesin e çdo investitori:
“Na duhet ndihma juaj dhe ju ndodheni këtu dhe jeni ndër brezat e parë që keni dhënë modele të vet-bërjes së suksesit dhe sigurisht për këtë vlen të përmendim edhe mjedisin në të cilin keni vepruar, e cila sigurisht që ka lidhje me suksesin që ju keni arritur dhe për këtë ju garantoj se po bëj gjithçka, për ta kthyer Tiranën në një model mundësish, përmes shkallës më të lartë të lirisë dhe shanseve të barabarata, si dhe konkurrencës së ndershme dhe për këtë na nevojitet modeli juaj i suksesit, sidomos prania juaj drejt për së drejti si dhe ndihma dhe këshilla juaj do të ndihmojë të çojmë përpara qytetin të cilit i përkasim”.
Presidenti i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff garantoi mbështetjen e Fondit për projektet e Bashkisë, duke theksuar se dy janë gjërat për të cilat si Fondi ashtu dhe Komuniteti Shqiptaro - Amerikan është i fokusuar, çuarja më tej e marrëdhënieve shqiptaro - amerikane dhe për të ndihmuar sa më shumë Shqipërinë dhe njerëzit atje.