E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezantohet faza e pare e studimit te zones bregdetare

Ministria e Turizmit e Kulturës dhe programi i zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri organizuan një seminar mbi mundësitë për zhvillimin e zonës bregdetare Plepa-Perroi i Agait në Gjirin e Durrësit me pjesëmarrjen e autoriteteve qendrore e lokale. Gjatë këtij seminari u paraqitën dhe u diskutua për gjetjet e para të studimit që po kryhet me ekspertizën e një ekipi konsultativ shqiptaro-anglez nën drejtimin e kompanisë Huzar Bremmah and Asociates. Qëllimi i këtij studimi është analizimi i kësaj zone dhe rivitalizimi i këtij destinacioni turistik theksoi ministri Aldo Bumçi
Studimi synon të trajtojë aspektet urbanistike, mjedisore dhe turistike të zonës me qëllim rijetëzimin e zonës, përmiresimi i nfrastrukturës, shërbimeve, e cila do të çojë në rritjen e numrit të turistëve. Produkti përfundimtar i këtij projekti do të jetë gati për dy muaj. Ky projekt do të shërbejë si model për shtrirje në zona të tjera të ngjashme në Gjirin e Durrësit dhe më gjërë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›