Policia e Tiranes mbledhje per dy vrasjet e djeshme
Grupet hetimore dhe drejtuesit e policisë së Tiranës mblidhen në një analizë rreth hetimeve për dy vrasjet e ndodhura mbrëmjen e të enjtes, në Smkozë dhe në zonën e Komunës së Parisit.
Mbledhja vjen në një moment kur për të dyja ngjarjet, vrasjen e 35-vjeçares Eleni Basha dhe plagosjes së Aleksandër Gocajt, ngjarje në të cilën mbeti e vrarë Megi Jukiçi, policia nuk ka ende persona të identifikuar si autorë të ngjarjeve.
Policia ka vijuar marrjen e dëshmive të familjarëve dhe të njohurve të 35-vjeçares Basha për zbulimin e krimit të vrasjes së saj.
Nëna e dy fëmijëve u gjet e vrarë në një rrugicë pranë banesës së saj rreth orës 18:15 të mbrëmjes së të enjtes.
Policia ka nisur ballafaqimin e dëshmive të marra nga familjarët dhe të afërmit për të rënë në gjurmët e autorëve të interesuar për këtë krim.
Ndërsa për ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:10 në zonën e Komunës së Parisit, u vra Megi Jukiçi, nga plumbat që ishin drejtuar për të vrarë Aleksandër Gocajn, ky I fundit I plagosur në të njëjtën ngjarje.
Jukiçi nuk kishte lidhje me ngjarjen që zhvillohej para vendit ku ajo ndodhej në automjetin e parkuar të të fejuarit. Policia ka gjetur pronarin e automjetit tip fuoristradë me të cilën u larguan autorët.
Mjeti u gjet i përplasur 300 metra larg vendit të ngjarjes. Personi I shoqëruar në Sauk si pronari I mjetit deklaroi se ia kishte shitur atë një aksioneri të një firme ndërtimi.
Policia po heton konfliktet e mundshme të matjanit 27-vjeçar I cili ishte objektivi I atentatorëve, si dhe ndonjë grindje të castit në ndonjë nga lokalet e lojërave të fatit.