E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmenët turq investojnë në Maqedoni

Shkup - "Biznesmenët turq janë shprehur të gatshëm për të investuar në Maqedoni" ka deklaruar dje ambasadori turk në Maqedoni Hakan Okçall si dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike turke. Turqia duke kërkuar mënyra për të tejkaluar krizën ekonomike botërore ka zgjedhur Maqedoninë vendin e parë në rajon në hartën e vet-investuese. Turqit premtojnë investime në sektorin bankar, energjetikë dhe telekomunikacion.

“Për momentin mund të themi se përgatitjet, për hapjen e fabrikës më të njohur në Evropë SHISHEXHAM ,që merret me prodhimin e shisheve të qelqit, janë në përfundim e sipër. Kjo fabrikë në Turqi ekziston që nga themelimi i Republikës” ka thënë Hakan Okçall.

Punët në "Tab" dhe "Turkcell" po rrjedhin pa kurrfarë pengese si dhe është nga fundi edhe marrëveshja për fabrikën e aluminit "Bortek". Kjo fabrikë tani është duke u ndërtuar dhe nga puna do të fillojë shumë shpejt. Edhe në sektorin bankar ka investime. Në realizim e sipër janë edhe një sërë marrëveshje tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›