E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Vasili Stop shitjes se antibiotikeve pa recete

Qytetaret nuk mund ti perdorin antibiotiket si qetesues apo karamele te zakonshme - keshtu u shpreh ministri i Shendetesise Petrit Vasili teksa premtoi masa dhe urdhra konkrete qe do te conin drejt zhdukjes dukurine e shitjes dhe te tregtimit te antibiotikeve pa recete mjeku. Ne mbledhjen e djeshme te Komitetit te Kontrollit te Semundjeve Infektive dhe Rezistences ndaj Antibiotikeve jane bere publike edhe disa te dhena ne lidhje me rezistencen ndaj antibiotikeve ne Shqiperi. Duke bere nje krahasim per perdorimin e barnave me fillimvitet 2000 Vasili tha Per disa barna te rendesishme ne periudhen lsquo99-2000 sic ishte acidi nalidiksik baktrina dhe gentamicina kemi pasur rezistenca deri te plota ne shkallen 99 per qind. Sot kemi nje renie te dukshme acidi nalidiksik eshte 17 per qind baktrina 26 per qind dhe gentamicina 7 per qind. Ne nje moment te caktuar pune u detyruam ti konsideronim keto instrumente gati te paperdorshme ndersa sot i rikthejme te dobishme dhe te pazevendesueshme ne drejtimin e mjaft patologjive. Ne perfundim te fjales ministri u drejtoi nje mesazh qytetareve per me shume kujdes ne lidhje me perdorimin e barnave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›