E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesmeni ekzekutohet ne sy te gruas

Durres- Nje biznesmen nga Durresi u ekzekutua me arme zjarri ne sy te bashkeshortes, nga dy persona te paidentifikuar qe udhetonin me motor. Atentati ka ndodhur rreth ores 21:00 te mbremjes se djeshme, ne aksin Unaze-Plepa-Shkozet. Shyqyri Deliallisi 35 vjec, banues ne lagjen e Plazhit, u qellua dy here ne gjoks per vdekje, kurse motivet e krimit mbeten ende te paqarta. Viktima humbi jeten ne vend dhe sipas policise, behet me dije se zoteronte nje disko me emrin "3X" ne zonen e plazhit. Burime zyrtare sqaruan, se shoqeruan disa persona te dyshuar per ngjarjen dhe po ngushtojne rrethin e te dyshuarve per ekzekutimin e biznesmenit. Nga verifikimet paraprake rezulton se Deliallisi nuk ka pasur precedente te meparshem penale, ne lidhje me pisten e hakmarrjes, por nuk perjashtohet asnje prej motiveve per momentin.
Cifti Deliallisi sapo kishte perfunduar punen e perditshme dhe kthehej ne banese me makinen tip "Wolksvagen" me targa DR0730F, ne pronesi te biznesmenit 35-vjecar. Ne sedijen e pasagjerit ka qene bashkeshortja e te ndjerit, qe u gjet e shokuar nga policia menjehere pas te shtenave. Sipas rrefimit te gruas 30-vjecare, qe eshte deshmitarja kryesore, makines i jane afruar ne erresire dy te rinj qe udhetonin me nje motor te vogel. Nje prej tyre i ka bere shenje Shyqyriut qe te ndaloje dhe biznesmeni ka hapur menjehere krahun, duke u bere gati per te dale qe te sqarohej. Por nje prej personave ne motor, pasagjeri, eshte afruar dhe pa paralajmerim ka qelluar disa here me nje arme pistolete nga nje largesi e afert. Gruaja ka deshmuar se nuk ka pasur asnje debat mes paleve dhe as parakalime ne rruge, qe te beheshin shkak per hakmarrje. Ekspertet konstatuan dy plage plumbi ne gjoksin e 35-vjecarit, qe i shkaktuan vdekjen e menjehershme, pa qene nevoja te dergohej ne spital. Sipas hetuesve, atentatori ka pasur precizion te sakte dhe ka qene i parapergatitur si qites. Menjehere pas krimit te dyshuarit jane larguar me shpejtesi, kurse policia u njoftua brenda disa minutave. Ne baze te pershkrimit te dhene nga bashkeshortja e te ndjerit, u shoqeruan disa persona te dyshuar dhe u ngriten postblloqe te shumta ne qytet. Policia nuk mohoi edhe pisten e vrasjes me pagese per ndonje konflikt te vjeter, apo te diteve te fundit, pa perjashtuar konkurrencen ne biznes apo hakmarrjen.
E. A.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›