E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat për sheshin edhe në Korçë

Pas Tiranës hapet debati për një tjetër shesh, atë të Korcës. Deputetja demokrate, Ledina Aliholli akuzoi bashkinë se po kërkon të zbatojë një projekt, i cili nuk ka marr miratimin e KRRTRSH-së, dhe as mendimin e qytetarëve korcarë.

"Bëni mirë tu thoni qytetarëve të vërtetën, se projekti juaj ende nuk është miratuar nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, kështu që ju nuk keni arsye të ngrini paragjykime nëse ai do të financohet ose jo. Për më tepër që projekti në fjalë është diskutuar vetëm me rrethin e ngushtë të interesave tuaj klienteliste dhe jo me qytetarët e Korcës. Nëse ju pretendoni se në ndërtimi i zonës këmbësore na qenka i mirëpritur nga qytetarët, pse nuk u thoni atyre se si do ta zgjidhni problemin e trafikut", u shpreh deputetja demokrate Ledina Aliholli.

Por kryetari i bashkisë së Korcës, Niko Peleshi hedh poshtë këto akuza. "Sot nuk kam dalë këtu për të bërë paradën e asaj cka ka bërë apo jo qeveria dhe bashkia në këto vite. Kjo do të bëhet në një moment tjetër, por kam dalë për të shpërndarë tymin e kësaj shashke dhe për të thënë që ky projekt është një projekt shumë serioz për të cilin është punuar gjatë këtyre tre viteve. është konsultuar me të gjitha grupet e interesit. Qendra e qytetit të Korcës dhe gjithë Korca do të bëhet një qytet modern, do të modernizohet dhe nuk do të arnohet, ashtu sic sugjeron kjo deputete, se kështu e duan qytetarët e Korcës", tha Peleshi.

Shkak i kësaj situate të tensionuar është bërë transferimi i fondeve të Bankës Botërore nga ana e qeverisë drejt Shkodrës, ndërsa qyteti juglindor ka humbur mundësinë e ndërtimit të zonës pedonale, projekt i hartuar nga një studio e njohur gjermane.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›