Korce/ Sherr per token, 3 te plagosur ne perleshjen me hunj gardhi
Konflikti per nje cope toke, degjeneron ne perleshje te pergjakshme mes dy familjeve. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Voskop te Korces dy dite me pare, kur ne spital perfunduan tre persona me plage te ndryshme ne trup te shkaktuara me mjete te forta. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije se vune nen akuze ne gjendje spitalore te dyshuarit Edmond Demirasi, 31 vjec, Adriatik dhe Ethem Shaholli, 36 dhe 67 vjec, babe e bir, banues ne fshatin Voskop. Te tre bashkefshataret jane perleshur me njeri-tjetrin me hunj gardhi e gure. Ndaj tyre eshte ngritur akuza e "plagosjes se lehte me dashje" dhe te dyja palet ruhen me police ne spital.