Biznesmeni fshiu provat e Agasit që shkonte te vila qeveritare në Durrës / AKSHI ”vorbulla” e nxehtë e drejtësisë

Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t.
Burime bëjnë me dije se ndaj Vlora Hysenit rëndojnë akuzat për përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje e sekretit, ndërsa dyshohet se ajo ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi.
Për Hysenin dhe Ilir Prodën, ish-kreun e Policisë së Shtetit, ndaj të cilit u ushtrua kontroll në banesë, ka dyshime se kanë pasur lidhje të forta me Agasin, i cili u arrestua pak ditë më parë pas 8 muajsh në kërkim.
Po ashtu u ekzekutua masa e arrestit me burg për Fajton Kalluçin, shefin e laboratorit shkencor të policisë si dhe për Embro Sulejmanin, administrator i lokalit të bllokut qeveritar në Durrës.
Ky i fundit akuzohet se fshirë kamerat e sigurisë në momentin e arrestimit të Ergys Agasit. Sipas Lalës, ky veprim dyshohet se është bërë për të fshirë gjurmët se Agasi kishte frekuentuar këto ambiente.
Afera e AKSHI-t është një ndër më të rëndat në vendin tonë, që përfshijnë një numër të madh zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh dhe biznesmenë.
Po hetohen zyrtarë dhe biznesmenë në lidhje me Ergys Agasin, ndërsa sot do të shpallet masa e sigurisë në Apelin e GJKKO për të dhe ish-oficerin Uljan Shpataraku.
Duke iu referuar burimeve pranë SPAK, mësohet se SPAK dhe BKH nuk e ka ekzekutuar sot masën ndaj Hysenit, ndërsa burime të tjera sqarojnë për Lalën se ajo ndodhet jashtë vendit në një vizitë zyrtarë në Baku të Azerbaxhanit.