E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa e SPAK: Vlora Hyseni shpallet në kërkim ndërkombëtar nëse nuk kthehet!

“A do të rikthehet në Shqipëri gruaja e ruajtjes së sekreteve të mëdha vendit tonë për t’u përballur me drejtësinë?”

Hyseni akuzohet për përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrje e sekretit, ndërsa dyshohet se ajo ka favorizuar biznesmenin Ergys Agasi.

Hera e parë që një drejtues i nivelit kaq të lartë akuzohet për implikime në të tilla krime. Mes të tjerash Lala tha se deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e Shërbimit Informativ të Shtetit, se ku ndodhet drejtuesja Vlora Hyseni.

Hyseni ndodhet në një konferencë me 83 drejtues të tjerë të Shërbimit Informativ nga e gjithë bota, në Baku të Azerbaxhanit.

Ndaj saj ka një masë arresti në shtëpi dhe nëse kalon kërkimi 30 ditor siç e përcakton procedura, emri i saj shpallet në kërkim jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë.

Ajo duhet të përballet me drejtësinë për një dosje të ‘nxehtë’ siç është AKSH-i, ku bëhet fjalë për një rrjet kriminal të strukturuar që ndërhynte te tenderat dhe jo vetëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›