Masa e sigurisë për Hysenin / Çuçi: Të mos nxitohemi me deklarata, por të bashkëpunojmë me drejtësinë!

Masa e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH-it ka shkaktuar debate në Komisionin e Brendshëm.
Deputeti i opozitës, Erald Kapri, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndërprerjen e mbledhjes, ndërsa Bledi Çuçi bëri thirrje për qetësi dhe respektimin e procesit gjyqësor.
Kapri: Shefja e SHISH-it na ka bërë me turp sot. Ju thatë që përgjegjësia është personale, por si mund të jetë e tillë kur ajo ka shitur sekrete te grupet kriminale të një vendi anëtar të NATO-s?
Kapri: Rama të kthehet nga SHBA-ja dhe të japë dorëheqjen, të përballet me drejtësinë.
Kapri: Nuk mund të cedojë kreu i SHISH-it, mban shtetin në këmbë! Sot është një dramë për Shqipërinë. Ndaleni këtë hipokrizi, mbylleni komisionin!
Çuçi- Kaprit: Kjo nuk është ngjarje e zakonshme, ta trajtojmë me qetësinë e duhur.
Të mos nxitohemi me deklarata, por të bashkëpunojmë me drejtësinë!
Duhet të presim verdiktin përfundimtar të drejtësisë.
Asgjë nuk është e vërtetë derisa të vërtetohet.