Olldashi Akuzat thashetheme ballkanike. Nese vertetohen une do te jap doreheqjen
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi i quajti qesharake akuzat qe jane publikuar ne media per sa i perket faktit qe faqja e internetit Wikileaks ka publikuar per te dhe disa deputete shqiptare. Akuzave qe ai ishte i lidhur me elemente kriminale ne zonen e Fierit ku eshte edhe deputet Olldashi gjate nje konference per shtyp i quajti thashetheme ballkanike. Gjeja e pare qe duhet verifikuar eshte burimi nuk kemi asnje konfirmim zyrtar nese ky eshte vertet nje burim nga ambasada amerikane apo eshte nje spekulim i hedhur permes Wikileaks-it kjo mbetet per tu pare. Kam pare vetem ate qe jane raportuar sot nga shtypi shqiptare. Stili nuk me duket nje stil zyrtar i te shkruarit me duket nje stil thashethemesh i tipit ballkanik sesa referuar nje administrate serioze sic eshte administrate e Shteteve te Bashkuara deklaroi Olldashi. Sipas tij puna qe ka bere si minister i Brendshem ne luften kunder bandave dhe krimineleve eshte e vleresuar jo vetem nga institucionet europiane por edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit. Rezultatet e mia qe jane certifikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit ne raportin e tij vjetor per Shqiperine rezultate qe jane arritur ne bashkepunim me te gjitha institucionet e specializuara te vendit por edhe te te gjithe partnereve tane perfshire partnere nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes deklaroi Olldashi. Por sipas tij gjithsesi ai ishte i hapur per te bashkepunuar me drejtesine ne lidhje me cdolloj ceshtje qe i kerkohej. Une jam plotesisht i gatshem te vihem ne dispozicion qofte te institucioneve duke filluar nga institucionet e drejtesise jam i gatshem te raportoj perpara Kuvendit te Shqiperise jam i gatshem te raportoj perpara Kryeministrit dhe jam i gatshem te raportoj perpara cdo qytetari shqiptar mbi 18 vjec deklaroi ministri i Transporteve duke u beri i pari zyrtar qe flet per akuzat qe i jane bere. Ne ditet e ardhshme pritet qe reagimet e zyrtareve per kete ceshtje te shtohen. Nje reagim pritet edhe nga ana e Kryeministrit Sali Berisha ndaj te cilit jane bere edhe akuzat me te medha.