Biznesmeni i jep fund jetes me fostoksine
Tirane-Nje biznesmen i ka dhene fund jetes ne menyre te mistershme, duke pire nje sasi helmi fostoksine. Mesohet se dy dite me pare, ashtu si cdo mengjes 55-vjecari Gjergji Kerri, ishte nisur nga shtepia e tij drejt firmes qe administronte ne Fushe-Prez, "KMFK", ku prodhoheshin konstruksione metali. Por ate dite, nje gjendje e forte emocionale e ka detyruar 55-vjecarin te ndermarre nje veprim fatal per jeten. Konsumimi i disa kokrrave fostoksine, ka shkaktuar helmim te menjehershem te tij. Pronari i kesaj firme biznesi, eshte gjetur ne gjendje te rende nga disa punetore te tij. Ata e kane transportuar menjehere ne spital, por me gjithe ndihmen mjekesore 55-vjecari nuk ka mundur te kthehet ne jete. Pas ekzaminimeve mjekesore, eshte konstatuar se vdekja ka ardhur pas pirjes se helmit te fostoksines. Policia ka nisur menjehere hetimet per zbardhjen e shkaqeve qe detyruan biznesmenin t'i jepte fund jetes. Sipas policise, ne vendngjarje eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale, nje leter qe 55-vjecari kishte lene perpara veprimit fatal si dhe 7 kokrra te helmit fostoksine.