Biznesmeni vlonjat u vra me dy plumba

Autopsia sakteson se biznesmeni eshte qelluar nga afer. Ekspertet e Mjekesise Ligjore kishin marre kampione nga trupi i Habazajt dhe ne baze te tyre kane percaktuar edhe shkaqet e verteta dhe te plota te ngjarjes se rende.
Burimet pohojne se jane duke u bere analizat toksikologjike per te perjashtuar mundesine e ndonje helmimi dhe rezultati perfundimtar do ta tregoje ate.
Nga verifikimet e para te bera nga ekspertet e Mjekesise Ligjore mesohet se ne trupin e biznesmenit ka pasur edhe shenja dhune. Ndersa burime nga policia bejne te ditur se hetimet per vrasjen e tij po vazhdojne me imtesi.
Keshtu, veç pistave te ngritura si ajo e dyshimit te implikimit te tij ne ndonje trafik droge, hasmeri te vjetra, nuk bene perjashtim as ndonje vrasje me pagese.
Te gjitha keto hipoteza te hedhura ne dosjen e hapur te vrasjes se biznesmenit nga Vlora do te verifikohen nga oficere te policise gjyqesore per te arritur ne zbardhjen e kesaj vrasjeje.