GRECO: E drejta penale në Shqipëri, përputhet me Konventën e KE-së

Grupi i shteteve kundër korrupsionit GRECO në raportin e publikuar për Shqipërinë konstaton se e drejta penale në vend përputhet gjerësisht me nenet përkatëse të Konventës penale mbi korrupsionin të Këshillit të Europës. Por thekson se vënia në praktikë e legjislacionit penal të duhur duhet të forcohet. Ndërsa lidhur me transparencën e financimit të partive politike raporti thekson se Shqipëria është i angazhuar në procesin e reformave premtuese. Sipas raportit kodi i ri electoral futi një sistem të ri për të siguruar transprencën dhe kontrollin e financimit të fushatës zgjedhore. Por GRECO nënvizon se është e nevojshme të miratohen masa konkrete për të vënë efektivisht në punë rregulloret e reja.
Ndërkohë raporti thekson se duhet të vihet në linjë ligji për partitë politike me normat e kodit të ri electoral për sa i përket transparencës, mbikqyrjes, aplikimit të rregulloreve. Autoritet shqiptare janë të ftuara të vazhdojnë përpjekjet e tyre me qëllim vendosjne dhe vënien në zbatim të një sistemi të plotë për të siguruar transparencën e financimit politik.