E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi apel pushtetit vendor: Bashkëpunoni për zhvillimin e qyteteve

Presidenti i Republikës Bamir Topi u ka bërë apel të djathtëve dhe të majtëve në qeverisjen vendore të gjejnë konsensusin e nevojshëm dhe të bashkëpunojnë për realizimin e projektve të rëndësishme në zhvillimin e qyteteve. Kreu më i lartë i shtetit, i pranishëm në Konferencën për praktikat më të mira të njësive të pushtetit vendor, ka theksuar se mungesa e vullnetit politik në disa prej këshillave të bashkive apo komunave në vend ka zvarritur mjaft investime të domosdoshme.
Apeli për të forcuar autoritetin vendor dhe përmiresuar cilësinë e qeverisjes ka ardhur dhe nga drejtoresha e misionit të USAID-it në vendin tonë Roberta Mahoney sipas së cilës megjithëse me burime të kufizuara të zgjedhurit vendorë mund të marrin aksione që bëjnë ndryshimin në jetën e qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›