E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Malin e Zi, takim me homologun Vujanoviç

Presidenti Bamir Topi, ndodhet për një vizitë dyditore në Malin e Zi, me ftesë të Presidentit malazez, Filip Vujanoviç.
Gjatë qëndrimit të tij në shtetin fqinj, Presidenti Topi do të zhvillojë takime me homologun e tij malazez, Filip Vujanoviç, kryeministrin malazez, Milo Dukanoviç, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë parlamentarë, politikë dhe të pushtetit lokal.
Temë qendrore e bisedimeve do të jetë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, në kuadër dhe të zhvillimit dhe të integrimit të rajonit ballkanik në strukturat euroatlantike.
Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, lehtësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve sipas standardeve të BE-së, forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar ndërkufitar dhe trafiqeve të paligjshme, janë disa nga pikat kryesore për të cilat do të bisedohet në këto takime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›