E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesmenit të ndërtimit i grabisin valixhen me 100 mijë €

FUSHE- KRUJE- Një biznesmeni të ndërtimit ka denoncuar grabitjen në shtëpi të një shume prej 100 mijë euro.

Denoncimi është bërë sot në mëngjes rreth orës 08:00 nga biznesmeni i ndërtimit Edmond Tema. Policia gjendet në banesën e Pemës po mblidhen prova nga grabitja. Gruaja ka qenë vetëm në shtëpi kur ka njoftuar bashkëshortin se valixhja me 100 mijë eurot nuk gjendej më në shtëpi, dhe ishte grabitur.

Personi të cilit i vodhën 100 mije është sipërmarrës në fushën e ndërtimit në Fyshë Krujë. Denoncimi është bërë nga vetë biznesmeni në komisariatin e Fush-Krujës. Sipas gruas persona të panjohur kanë marrë valixhen me 100 mijë euro

Ende nuk janë sqaruar rrethanat e grabitjes, po hetohen edhe familjarët.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›