Emri i Maqedonisë, Athina: Jo hapësirë politikave irredentiste
Emri kushtetues i Maqedonisë që po mban peng integrimin e këtij vendi në strukturat euroatlantike, ka qenë tema kryesore e bisedës së ministrit të Jashtëm grek, Dimitris Avramopulos dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Fatmir Besimi gjatë takimit të zhvilluar në Athinë.
“Objektiv strategjik i Greqisë është krijimi i një hapësire paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në kufijtë tanë veriorë”, deklaroi ministri i jashtëm grek, Dimitris Avramopulos pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, të ngarkuar me çështjet europiane, Fatmir Besimi.
Sipas ministrit grek, perspektiva europiane e vendit fqinj dhe e gjithë rajonit, përbën instrumentin më efiçent për realizimin e këtij vizioni.
Avramopulos shtoi se është nevoja të avancojmë me ritme të shpejta për gjetjen e një zgjidhjeje mbi çështjen e emrit dhe theksoi se “pala greke do të pranojë një emër me referencë të pastër gjeografike, që nuk do të lerë asnjë hapësirë për politika irredentiste dhe që sigurisht nuk do të ketë asnjë deficit në çështje me sensibilitet të lartë që kanë të bëjnë me respektin historik dhe kulturor”.
Nga ana e vet, zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë, tha se “Ne duam të zgjidhet sa më shpejt çështja e emrit, me qëllim që të ecim përpara në axhendën tonë europiane, dhe kjo do të jetë gjithashtu një sinjal politik për rajonin që do të inkurajojë optimizmin e Bashkimit Europian për Ballkanin”.
Besimi tha se ka vërejtur klimë pozitive tek autoritetet greke, për thellimin e bashkëpunimit dhe për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve lidhur me çështjen e emrit. Ai përshëndeti “Axhendën 2014” dhe falënderoi ministrin grek për bashkëpunimin.