Bjellorusi, arrestohen 2 të dyshuar për sulmin në Minsk

Dy persona janë arrestuar në Bjellorusi pasi dyshohen se janë autorë të sulmit vdekjeprurës në metronë e Minskut.
Prokurosia në Bjellorusi ka theksuar se një nga të arrestuarit besohet të jetë personi që e vuri bombën në metro ndërsa thekson se të dy të arrestuarit janë shtetas bjellorus.
Ndërkohë Bjellorusia ka shpallur sot ditë zie kombëtare në nderim të viktimave në metronë e Minskut, ku u vranë të paktën 12 persona dhe u plagosën 150 të tjerë.
Autoritetet e kanë cilësuar sulmin e së hënës si vepër terroriste, por motivet mbeten ende të paqarta.