E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, rritet numri i këshilltarëve të qeverisë

Numri i këshilltarëve politikë për mandatin e ri qeverisës do të jetë më i madh sesa i atyre që kanë shërbyer gjatë mandatit paraprak.

Sipas mediave kosovare kjo do të ndodh për shkak të rritjes së numrit të dikastereve qeveritare.

Rreth një milion euro të buxhetit të qeverisë së Kosovës do të marrin këshilltarët politik gjatë një viti.

Sipas mediave  këshilltarëve politikë do t`u duhet ta informojnë rregullisht eprorin e tyre për zhvillimet e fundit politike por gjithashtu duhet të krijojnë edhe lidhje mes eprorit të tyre dhe përfaqësuesve të partive politike në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›