Jaka: Kërkojmë më shumë garanci për amnistinë

Sipërmarrësit shqiptarë kërkojnë më shumë garanci për ligjin e amnistisë fiskale.
Në një konferencë për shtyp kryetari i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka ka parashtruar një sërë kërkesësh të sipërmarrësve shqiptarë duke theksuar se ligji duhet të jetë gjithpërfshirës.
Gjithashtu Jaka theksoi se sipërmarrësit kërkojnë që të krijohet edhe një grant nga fondi I mbledhur nga amnistia fislale.
Duke parë kushtet ku ndodhet ekonomia shqiptare ne kërkojmë që të krijohet një grant nga fondi i mbledhur nga amnistia fiskale, jo më pak se 30 përqind dhe kjo shumë të përdoret për të stimuluar të gjitha bizneset që janë në rrezik” theksoi Jaka.
Ai gjithashtu theksoi se për menaxhimin e këtij granti I cili do të jepet si kredi duhet të krijohet edhe një bord drejtues me anëtarë edhe nga sipërmarrja.
Kreu i Dhomës së tregtisë Jaka gjithashtu theksoi se nga ky institucion është ndërmarrë një inicativë ku trajtohet industria e ndërtimit.