Shihte foto pornografike në seancë, dorëhiqet deputeti
Një deputet në Indonezi u detyrua të jepte menjëherë shkarkimin nga funksioni i tij, ndërsa u fotografua duke parë fotografi pornografike gjatë një seance të lodhshme parlamentare.
”Me një ndërgjegje të plotë për gabimin tim dhe pa u shtyrë nga asnjë, për vetë nderin e partisë sime, kam paraqitur dorëheqjet e mia të menjëhershme”, deklaroi deputeti i turpëruar.
”Do të përpiqem të përmirësohem dhe të shlyej këtë gabim duke lexuar Kuranin, do t`i jap lëmoshë të varfërve dhe do të përpiqem të shndërrohem në një njeri sa më të mirë, për të njohur lavdinë e jetës së përtejme”, shtoi deputeti islamik i partisë për Drejtësi dhe Prosperitet.
Gjatë një seance, deputeti u fotografua nga lart duke parë fotografitë pornografike dhe ngjarja ngjalli një reagim të madh gjatë fundjavës, në vendin me popullësinë më të madhe muslimane në botë.