Shpërthimi në Minsk, vepër terroriste

Autoritetet bjelloruse e kanë cilësuar akt terrorist, sulmin e ndërmarë të hënën në metronë e Minskut. Prokurori i Përgjithshëm, Andrei Shved tha se metrotë e kryeqytetit ishin nën shënjestrën e disa atentatorëve. Prokuroria nuk dha detaje të mëtjeshme, duke deklaruar se ky është rezultati paraprak i hetimeve. Të paktën 11 persona gjetën vdekjen nga shpërthimi i regjistruar në vagonin e një treni në Bjellorusi.
Presidenti vendas, Lukashenko e cilësoi aktin si burracak dhe që synon të destabilizojë vendin. Autoritetet e Bellorusisë kanë deklaruar dhe kanë siguruar popullin se do të punojnë për të gjetur autorët e kësaj ngjarjeje traagjike që përveç vitkimave shkaktoi edhe rreth 150 të plagosur. Deklarata e lëshuar nga shërbimi i sigurisë KGB thotë se bilanci i të vdekurve është 12, ndërsa 149 kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nga të cilët 22 mbeten në gjendje të rëndë.
Mediat bëjnë më dije se e mërkura do të shpallet ditë zie për kombin. Shpërthimi ndodhi në orët e pasditës në stacionin Oktjabrskaja, rreth 100 metra nga ndërtesa ku ndodhen zyrat e presidentit Aleksandr Lukashenko. policia i ka shtuar masat e sigurisë për t`u mbrojtur nga ndonjë sulm i ngjashëm.
Stacioni i metrosë ishte i tejmbushur me njerëz gjatë kohës që ndodhi sulmi. Tensionet janë rritur në Bellorusi nga 19 dhjetori, kur demonstratat masive kundër rizgjedhjes së presidentit Lukashenko u shtypën nga policia dhe mbi 700 vetë u arrestuan, përfshirë 11 kandidatët presidencialë.